Në Champions apo në Europa League sezonin tjetër do të kemi një Milan të ri. Skuadra do të rinovohet dhe po ashtu do të ketë një ristrukturim duke nisur që nga stafi drejtues dhe më pas deri tek futbollistët. Topi në këtë moment është në këmbët e Ivan Gazidhis administrator i deleguar i skuadrës kuqezi i cili po projekton një kurs të ri që do të prekë të gjitha strukturat e Milanit. Projekti sportiv do të bazohet tek talentet e reja dhe merkato do lëvizë në këtë aspket. Por tek Milani priten ndryshime të rëndësishme edhe në stafin drejtues. Nëse ekipi nuk kap zonën Champions drejtori sportiv Leonardo është e sigurt që do të largohet. Legjenda Paolo Maldini do të qëndrojë në klub për të pasur një identitet të skuadrës dhe ai që rrezikon është trajneri Gattuso ku Gazidhis po punon fort për të bindur Maurizio Sarrin të marrë drejtimin e skuadrës.
Mediat italiane bëjnë me dije se me largimin e Leonardos shqiptari Igli Tare është favoriti mes tre emrave për të marrë postin e drejtorit sportiv. Administratori Ivan Gazidhis e ka ndjekur Taren prej muajsh dhe fitimi i Kupës së Italisë nga Lazio është qershia mbi tortë e punës së bërë deri tani nga Tare. Shqiptari drejtor sportiv i Lazios aktualisht vlerësohet shumë po ashtu pasi e njeh mjaft mirë futbollin italian duke qënë se ka momentalisht një rol të rëndësishëm./ Përgatiti Andi Kapxhiu