Revolucioni te Partizani nis
me largimin e dy muskëtjerëve

Revolucioni te Partizani nis<br />me largimin e dy muskëtjerëve
Zërat për divorcin e kapitenit Nexhipi me Partizanin mund të konfirmohen në ditët në vazhdim, pasi lojtari mund të largohet drejt Shkëndijës së Tetovës për t’iu bashkuar sërish trajnerit Shpëtim Duro.

Burime pranë klubit të Partizanit pohojnë se debatet dhe kontradiktat e fantazistit me trajnerin Sulejman Starova po shtyjnë lojtarin që të ndryshojë ekip. Nderim Nexhipi ishte një nga lojtarët kryesor në kohën që Partizanin e drejtonte Duro, madje ai i besoi edhe shiritin e kapitenit, por pas largimit të tij gjithçka ndryshoi. Nexhipi në ndeshjet përgatitore u la jashtë formacionit të Starovës, por edhe në ndeshjen e parë në Norvegji, të vlefshme për Europa League.

Lojtari ka deklaruar edhe më parë që do të zgjidhë gjithçka shumë shpejt nëse është apo jo në planet e trajnerit, ndërsa duket se për përgjigjen përfundimtare do të presë ndeshjen e kthimit pas një jave.

“Erdhi koha për t’u rikthyer në kryeqytet, ku do të bëhemi gati për ndeshjen e kthimit ku gjerat do të ndryshojnë sepse ne besojmë”shprehet ai. Dashurinë për Partizanin, Nexhipi nuk ka reshtur së theksuari, ndërsa edhe mbështetja e tifozëve ka qenë e madhe, por në mes është Starova. Por, Nexhipit drejt Maqedonisë mund t’i bashkohet edhe Mazarekaj, pasi nuk është në listën e të preferuarve të Starovës, të paktën në ndeshjet e para. Pikërisht nga largimi i dy “musketjerëve” pritet që të fillojë edhe revolucioni i trajnerit Starova.

Erjon Vucaj: U frikësuam kot
Erjon Vucaj, një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Laçit në ndeshjen ndaj Inter Baku shprehet se frika duke u nisur nga emri i kundërshtarit ishte e kotë, pasi rezultati se ishte shumë i dobët.

“Ishim përgatitur për një kundërshtar më të fortë duke u nisur nga emri i madh që ka Inter Baku, por në fushë rezultoi e kundërta. Ne e dominuam ndeshjen nga fillimi dhe mund ta kishim fituar, por fati nuk ishte me ne. Krijuam volum loje dhe raste, por mungoi finalizimi i saktë.

Megjithatë besoj se do të kualifikohemi në ndeshjen e kthimit pas një jave. Nëse do të luajmë si në ndeshjen e parë kemi shanse reale”deklaroi ai.

Ndërsa përsa i përket kontratës me Podbeskidzie në Poloni ai shprehet se “gjithçka është gati, pritet vetëm firma ime pas ndeshjeve të Laçit në Europë, do të qëndroj edhe nëse kalojmë turin e parë”. Në fund Vucaj kujton se ka ende disa llogari pa mbyllur me Flamurtarin por “mendoj se drejtuesit do të zgjidhin çështjet financiare”e mbyll ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion