Revolucioni teknologjik 5G dyshohet se ndërhyn në satelitët e motit duke shtrembëruar të dhënat

5G, me infrastruktura të mëdha në tokë, në ujë dhe në hapësirë, do të jetë një revolucion teknologjik që duhet të transformojë mënyrën se si ne komunikojmë.

Por kanë nisur të shfaqen problemet e para: frekuencat e përdorura nga satelitët, prej 24 gigahertz kanë nisur të ndërhyjnë në frekuencat e 5G.

Problemi nuk janë vetëm shqetësimet në komunikim. Këto frekuenca të veçanta përdoren për të identifikuar molekulat e ujit dhe për këtë arsye kanë nisur të vërehen shtrembërime në parashikimet e satelitëve meteorologjikë.

Një stacion apo edhe një satelit që përdor teknologji 5G padyshim që nuk përbën problem, është infrastruktura që krijon probleme pasi emetimet radioelektrike jashtë frekuencave të rrjetit 5G ngatërrojnë të gjitha të dhënat e satelitëve dhe për këtë arsye parandalojnë parashikimet që me kalimin e viteve janë bërë gjithnjë e më të sakta nga meteorologjia.

Ekspertët thonë se avulli i ujit lëshon një sinjal të ulët në një frekuencë të caktuar dhe se 5G-ja ndërhyn në këto frekuenca duke shtrembëruar të dhënat.

Por gjigandët kinez të telekomunikacionit këmbëngulin se shtrembërimet e parashikimeve meteorologjike nuk kanë lindur prej 5G pasi 26 gigahertz dhe 5G-ja kanë spektrin e tyre dhe nuk bien ndesh me njëra tjetrën.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'i përgjigjen shqiptarët thirrjes së Ilir Metës për protestë më 2 mars?

Komento