Revolucioni vulëhumbur dhe e reja që po vjen!

Revolucioni vulëhumbur dhe e reja që po vjen!

Protesta e djeshme e Berishës

Protesta u gjykua e dështuar. Ka kohë që protestat Berisha- Meta janë të dështuara, mes tyre nuk ka kimi dhe kjo është e dukshme dhe pas tyre nuk ka më njerëz që të besojnë se ata do vijnë në pushtet. Duhet thënë troç, është normale nuk ka si të ketë njerëz, njerëzit vijnë për pragmatizëm, për interesa dhe duke besuar që do vijnë një ditë dhe do marrin atë që duan.

Por njerëzit e dinë tashmë që Berisha dhe Meta as bashkë dhe as veç e veç, nuk do kthehen më në pushtet. Koha e tyre ka mbaruar kjo do jetë e vulosur dhe jo si vula që pret në 3 mars Sali Berisha, por do jetë e vulosur në zgjedhjet e 14 majit, fakti se si ata do dështojnë përfundimisht dhe pastaj një vulë tjetër përfundimtare do jetë në zgjedhjet e përgjithshme.

Pasi kjo të ndodhë pritet një ndryshim i madh një tranzicion i ri në jetën politike shqiptare, pritet një mënyrë e re e të bërit politikë, që do fillojë që nga prishja mes palëve tashmë gjysmëgjallë dhe gjysmëvdekur dhe më pas risjelljen në skenë të personazheve të rinj. Arsyeja se pse këta personazhe nuk kanë ardhur deri tani është sepse këta i kanë zënë rrugën. Arsyeja pse nuk ikin se i duhet të mbajnë njëri-tjetrin. Unë këtë e kam thënë shpesh, e kam thënë se kam besuar dhe nuk kam gabuar, thjesht kam gabuar në kohë, por jo përfundimisht.

Kur shikojmë të tilla protesta nuk duhet të na vijë keq, sepse ata janë kufoma politike, duhet të na vijë mirë sepse po afron koha që njerëz të rinj po vijnë. Dhe për këtë nuk gëzohemi se do ikin ata dhe do vijë Rama, jo, do gëzohemi se do ikin të gjithë dhe do vijnë njerëz të rinj. Ky vend nuk mund të ecë përpara me këtë mendësi ‘tërhiqe e mos e këput’, ky do prezantohet nga njerëz të rinj, të një kohe të re.

Berisha nuk ia doli, Berisha është duke kërkuar vulën. Është i qartë ai, sepse ai mund të marrë një vulë dhe një firmë tjetër, por i duhet për paratë. Sepse PD-ja, zyrtare merr paratë dhe prandaj i duhet vula. Alibeaj s’e lë se është i zoti, është përfaqësuesi më tipik i të djathtës shqiptare, Basha nuk ishte. Nëse një e djathë do jetë realisht e djathë veten mund ta gjejë vetëm tek Alibeaj dhe vula e tyre. Por megjithatë kushdo që do ta marrë vulën, e rëndësishme është që PD-ja është shpërbërë, nuk mund të ketë që kjo parti që ekziston sado t’ i fryjë bilbilave, nuk ka vesh që t’i dëgjojë ato bilbila.

Protesta e sotme, njerëzit janë indiferentë, nuk presin asgjë dhe për këtë janë të qartë. Të gjithë njerëzit kush ka vënë dhunë, kush ka interesa, nuk shkojnë pas një karvani të dështuar. Kështu që protesta e sotme ishte një paralajmërim e një dështimi që pritet të ndodh dhe në 3 mars por dhe në 14 maj.

Më pëlqeu aleanca që bëri Patozi që është gjendur jashtë PD-së prej kohësh, në kohën kur grushtin e fundit PD-së ia dha Lulzim Basha, që hoqi dhe Berishën, por mbajti vetë njerëz që vështirë se do ta pranojnë përsëri.

Shqiptarët tashmë e dinë që partia politike në pushtet të jep mundësi, i kanë lidhur fijet me partinë politike në pushtet, punojnë të programuar në sisteme aktivistësh, patronazhistësh, etj.

Siç janë gjërat do të fitojë sërish Partia Socialiste në këto zgjedhje, shumë mirë do bëjë, derisa të shkërmoqet përfundimisht PD-ja dhe të bëhet gati për zgjedhjet e radhës. Me njerëz jo të gatshëm nga njëra palë, por shumë të përgatitur nga pala tjetër.

Një gjë është e qartë derisa PD-ja të bëhet gati, të marrë në dorë frerët e saj, të qartësohet kush do drejtojë dhe nga do drejtojë, do jetë e vështirë të fitojnë. Ndërkohë Shqipëria do vazhdojë të jetë në një lloj monizmi, siç është ky i sotmi ku gjërat janë në dorë të një njeriu dhe shpërndahen prej tij, në një lloj bunkeri buzë deti, por nuk po shoh që janë të pakënaqur njerëzit se po të ishin të pakënaqur do ishin rrugëve, por rrugëve shikon vetëm njerëz që shëtisin me skuter ose që pinë kafe, në protesta nuk i ke për qamet.

Duket sikur janë shumë, por ata janë duke bërë xhiro. Siç duket ne jemi të mësuar me monizmin, edhe pas 30 vjetëve sikur të na kthehet e përjetojmë si një monizëm modern. Kjo nuk është normale të ndodhë dhe unë uroj që të mbarojë. Por nuk është në dorën tonë ta frenojmë. Në dorën tonë është të tregojmë të vërtetën. Në dorën tonë është të dalim dhe të analizojmë. Gjërat duhet thënë shumë troç. Partia Demokratike ka dështuar, ka marrë fund. Lidhja me Ilir Metën është një lidhje funduese.

E fundosi, gjithçka mbaroi. Vulën e gëzoftë kush ta marrë, por partia e vet e ka humbur vulën në kuptimin e qartë dhe shqip të fjalës, është një parti vulëhumbur. Partia Socialiste është një parti që drejton vetë dhe ndan gjithçka që ka të mirë ky vend dhe shtet me një stilolaps. Edhe kjo duhet të marrë fund, duhet të kontrollohet. Por kjo nuk mund të ndodhë, pa një opozitë. Por në rast se opozita është pjesë e pazareve, kjo është e pamundur të ndodhë. Shpresoj që uji të pastrohet rrugës dhe shpejt.

Pastaj mund të vijë një moment që të jetë vonë, mund të vijë një moment që monizmi t’u pëlqejë të gjithëve dhe të kthehemi atje ku ishim. Tani është në dorën e të djathtës, por edhe të majtës, asaj që nuk është e përfaqësuar sepse në Shqipëri ka PD dhe PS, por nuk ka të djathtë dhe të majtë tipikë të përfaqësuar. Është në dorën e tyre të krijojnë lëvizje të reja dhe të gjejnë njerëz të rinj për ta drejtuar.

Dhe për ta çuar drejt një ndryshimi që është ndryshimi i mendimit të këtij vendi. Ndryshimi i përfitimit të të mirave të këtij vendi. Edhe kjo bëhet me një komunikim tjetër, të ri, i cili më 14 maj do të japë një sinjal të parë dhe pastaj do të vazhdojë në zgjedhjet e përgjithshme, duke sjellë në vijim jo më zile të dobëta, por shumë tringëlluese.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti i 1993: 24/02/2023 12:18

    Plotesisht dakort me analizen e zones Xhunga. Ka ardhur koha qe ajo parti te rithemelohet dhe ne partine e re te percaktohet qe te gjithe ish drejtuesit e saj qe jane perfolur dhe njihen mire nga populli apo nga anetaresia e vete kesaj partie te mos beje pjese,sepse nese do rithemelohet partia dhe do trasferohen ne te elemente te tille si bilbilfryresit me Spahon si trainer,apo skenariste filmash si Salianj babalja,si djali i Fahri makaranomadhit apo si paloqja e te tjere te ketij kallepi ,duke futur dhe Vokshin brenda e ndonje tjeter si ajo debilja me patente ,Kalaja qe e ka mendjen tek demokracia e tritolit,me mire te mos ekzistoje fare. Partia e re Demokratike,apo si do quhet ,duhet te jete larg cdo elementi infektues te partise se vjeter te gllaberuar nga Non Grata Berisha dhe kamikazet e tij. Shprsedhenese eshte qe ende pa ndodhur nje gje e tille kane dale ne skene elemente te rinj si Kadilli apo Kulluri qe kane mendesi tjeter dhe fakti qe Astrit Patozi, Dash Shehu , Agron Duka apo dhe te tjera parti "opozitare" e kane kuptuar kete gje e cila eshte AKSIOME nese e djathta kerkon te miren e ketij vendi dhe bazuar ne rregullat e demokracise do synoje ne te ardhmen e afert apo te larget te vije ne pushtet.Eshte cmenduri te jesh ne fushate elektorale apo ne prag te saj dhe te shohesh nje mbeturine partie sic eshte sot gjendja e PD -se dhe te mos diskutosh as per program,as per probleme konkrete te popullit,por vetem te sulmosh kryeministrin dhe partine ne pushtet me akuza si"krimi,korrupsioni,skandali,vrasja,presja etj etj" te vetmet fjale e fjalor qe perseriten si papagall ne cdo dalje te tyre ne TV,qe te ben ta thyesh televizorin e te nderrosh kanal.C'te presesh tjeter nga Berisha e kamikazet e tij apo me keq akoma nga perbindeshi i korrupsionit te strehuar ne partine e ashtuquajtur e "lirise-(se Saliut)?!Krimet e tij po ti rreshtosh duhet nje nate shume e gjate dimri,pavaresisht se ka zhdukur e eleminuar shume deshmitare okulare apo kamikaze te tij,sic dyshohet per helmimin gradual te ?Dritan Priftit,me duart e te cileve e ka bere cdo gje dhe kercenon kedo qe i del perpara?!Ai arriti te beje per vete Gjykaten Kushtetuese te Tushes,te tjerat jane lodra femijesh per te! Kete e dine dhe foshnjat ne djep dhe cudia shqiptare eshte qe kete nuk e di vetem ndonje prokuror i Spakut si zonje Manjani e te tjere te kallepit te saj! Kjo po qe eshte fatkeqesi.Dhe nje rruge ka.Izolimi,demaskimi dhe venia perpara ligjit te ketyre dy dinozaurve te krimit e korrupsionit,Sali Ram Berishes dhe Ilir Rexhep Meta-jt,spionit me te fundit te ketij vendi!Ne te kundert do vazhdojme te jetojme ne nje vend me demokaci te cunguar e hibride dhe do jemi deshmitare te bllokimit te turpshem te foltores se parlamentit nga bilbilat qe fryjne sipas modelit Spaho me urdher te brigantit politik e shpoqeror,kriminelit me damke Sali Berisha dhe malines se bute qe te vret naten e te qan diten qe quhet Ilir Spion Metaj e te shoqes,makinacioniste e tregetare e Cocaines dhe jo vetem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja