Rexhep Qosja: Rama është politikani i vetëm në historinë e Shqipërisë që u tha serbëve të vërteta të hidhura

Rexhep Qosja: Rama është politikani i vetëm në historinë e Shqipërisë që u tha serbëve të vërteta të hidhura

Edi Rama dhe Rexhep Qosja

Akademiku i shquar Rexhep Qosja, i pyetur për shkëmbimin e territoreve, jep një përgjigje shteruese për konceptin e shkëmbimit, konceptin e ndarjes së Kosovës.

Shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë lëvizje, në të vërtetë ndryshim të kufijve në skaje të Kosovës, në skajin verior të Kosovës.

Rexhep Qosja

Ndër të tjera ai nuk lë pa përmendur edhe disa akuzues të hershëm të UÇK-s, dhe ish prijësve të saj që i sollën pavarësinë Kosovës, falë mbështetjes edhe të SHBA-BE se janë po të njejtët që hedhin sot akuza edhe mbi Edi Ramën dhe se ndër arsyet pse e bejnë këtë, veç inateve, duan të pastrojnë edhe jetëshkrimin e tyre dhe lidhjet e tyre me të kaluarën e derivonshme.

Akademiku Rexhep Qosja shprehet se:

Edi Rama, është politikani i vetëm në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërise e Serbisë dhe Shqipërisë e Greqisë që Serbisë e Greqisë ua tha të vërtetat më të rënda që nuk ua kishte thënë as një politikan shqiptar në Tiranë apo në Prishtinë deri sot, nuk është e çuditshme se ndër  këta akuzues, që akuzën e tyre e bazuan në Ndarje të Kosovës, pra,  pati të tillë që Kosovën e ka quajtur territor të bineqve, domethënë territor gjysma e të cilit i takon  Serbisë e gjysma tjetër i takon  Kosovës dhe ashtu e mohonte cdo mundësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Rexhep Qosja

Shkëmbimi i territoreve

Nga Rexhep Qosja

Kjo çështje nxiti shumë paraqitje individuale e partiake në Kosovë por edhe në Shqipëri. Dhe këto paraqitje sollën disa koncepte, nocione dhe togëfjalësh politikë. Koncept kryesor i këtyre diskutimeve u bë togëfjalëshiNdarja e Kosovës. Prej diskutimeve rreth këtyre koncepteve, nocioneve e togëfjalëshve shihet se disa prej autorëve nuk i kuptojnë, kurse disa të tjerë i keqkuptojnë mund të jetë qëllimisht ato.

Mund të them se ata që kanë përdorur konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe ata qe kanë përdorur konceptin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë nuk kanë menduar në asnjë menyrë, dhe kurrë, për ndarje të Kosovës. Shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimii kufirit nuk nënkuptojnë ndarje të Kosovës. Shkëmbimii territoreve dhe korrigjimiI kufirit nënkuptojnë lëvizje, në të vërtetë ndryshim të kufijve në skaje të Kosovës, në skajin verior të Kosovës.

Për cdo kënd që mendon racionalisht, me të dhëna, me argumente, me të vërteta e të drejta në mendje, togëfjalëshindarje e Kosovës do të thotë Ndarje e Kosovës, që do të bëhej me një kufii cilido të shtrihej nëpër Kosovën e kufijve që ka ajo sot.

Të përsëris: shkëmbimii territoreve dhe korrigjimii kufirit nënkuptojnë ndryshim vetëm të kufirit të skajshëm verior të Kosovës e jo Ndarje të Kosovës.

Pse atëherë ata që ju vardisën mosegzistueses, ata akuzues për Ndarje të Kosovës po i akuzojnë për Ndarje ata që këtë kërkesë në asnjë mënyrë nuk e bënë?

Mund të jenë disa arsye për këtë. E para, mosdija. E dyta, inatet, që shpesh përcakojnë përmbajtjen e mendimeve të disave prej atyre akuzuesve dhe, e treta, ndoshta kryesorja, përpjekja për të pastruar jetëshkrimin e vet politik në të kluarën e tyre të derivonshme.

Them kështu për shkak se ndër këta akuzues që akuzuan disa ish prijës politikë e ushtarakë të UÇK-së, që më në fund i sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës natyrisht në saje të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian; ndër këta akuzues që akuzuan kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Ramën, i cili është politikanii vetëm në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërise e Serbisë dhe Shqipërisë e Greqisë që Serbisë e Greqisë ua tha të vërtetat më të rënda që nuk ua kishte thënë as një politikan shqiptar në Tiranë apo në Prishtinë deri sot, nuk është e çuditshme se ndër këta akuzues, që akuzën e tyre e bazuan në Ndarje të Kosovës, pra, pati të tillë që Kosovën e ka quajtur territor të bineqve, domethënë territor gjysma e të cilit i takon Serbisë e gjysma tjetër i takon Kosovës dhe ashtu e mohonte cdo mundësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për këtë arësye kundër tij shqiptarët në Evropë bënin protesta duke e quajtur tradhëtar kombëtar.

Ndër këta akuzues pati të tillë që si pjesëmarrës në pushtetin e Kosovës në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të MIllosheviqit në Kosovë morën pjesë në urdhërdhëniet për shuarjen e demostratave të rinisë shqiptare të Kosovës me ç’rast u vranë dhjetra të rinjë.

Ndër këta akuzues pati të tillë që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Milloshevicit i shërbyen Sigurimit Shtetëror të atij regjimi me informacionet më akuzuese, në të vërtetë armiqësore ndaj UÇK-së dhe luftës clirimtare në Kosovë në përgjithësi.

Ndër këta akuzues pati të tillë që si prijës partiakë në vitet e 90-ta dhe si gazetarë e publicistë në atë kohë e mohuan cdo mundësi jo vetëm për pavarësinë, por edhe për ngritjen e statusit të Kosovës në Republikë në kuadrin e Federatës apo Konfederatës Jugosllave.

Ndër këta akuzues pati të tillë që morën pjesë në hartimin e programeve të partive të tyre, që u regjistruan në ministrinë përkatëse të Beogradit dhe që mohonin çdo rezistencë aktive dhe që ardhmërinë e Kosovës e shihnin në lidhje shtetërore me Jugosllavinë e mbetur e kjo domethënë më në fund me Serbinë.

Ndër këta akuzues që u ngritën kundër idesë së ndarjes së Kosovës të cilën nuk e kërkuan të akuzuarit u ngritën edhe një intelektual dhe një intelektuale në Tiranë, por u ngritën me nje gjuhë të butë e të ngatërruar me të cilën, megjithatë, thanë çka atyre, për shkak se janë njohës të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve Shiptaro-Serbe, nuk u kishte hije që ta thoshin.

Për të gjitha këto arsye pjesëmarrjen e këtyre akuzuesve në diskutimet që po bëhen për bisedimet e ardhshme të quajtura përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, sipas mendimeve të mija, nuk do marrë seriozisht. Në asnjë mënyrë unë këtyre akuzuesve nuk ua mohoj të drejtën që të ndërrojnë mendimet e tyre të dikurshme, të cilat cështë e vërteta i kanë ndërruar pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit të Serbisë, por ua mohoj të drejtën që të akuzojnë të tjerët në vend se vetëveten e dikurshëm.

Seriozisht do marrë, ndërkaq, këshillimet e dy të parëve zyrtarë të sotëm të Kosovës me disa analfabetë, në mënyrë të vecantë këshillimet me analfabetin e parë, të kryekorruptuar, të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, të cilin me gishtin e tyre tregues e bënë kryetar të asaj Akademie partiake e private me qëllim që të mund ta përdorin atë Akademi sic e përdorën më në fund në bisedimet për një marrëveshje ndërshtetërore cënuese për Kosovën tashmë te miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Seriozisht do marrë këtë çështje : çështjen e delegacionit shqiptar që po merr pjesë dhe që do të marrë pjesë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Kosova ka historianë, ka juristë, ka gjeografë, ka antropologë, ka politikanë, ka intelektualë, me përgatitje të ndryshme historike e të përtashme për të gjitha problemet e çështjet që mund të ngriten në ato bisedime. Por në grupet që deri tani biseduan në Vjenë e në Bruksel e që po bisedojnë edhe tani në Bruksel për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë pothuajse mbizotërojnë diletantët. Prej tyre jo pse nuk do të donin, por pse nuk dinë, nuk mund të pritet ndonjë e mirë për Kosovën.

Ata që po programojnë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufirit do të duhej ta dinë një gjë: faktorët ndërkombëtarë zakonisht në bisedimet mes dy palëve nuk lejojnë që njërës palë t’i jepet cdo gjë e palës tjetër asgjë.

Ata që po i programojnë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territoreve do të duhej të përpiqen e të mësojnë se shkëmbime të territoreve, madje, në disa raste edhe të pjesëve të popullatës në mes dy shteteve janë bërë gjatë historisë. Dhe janë bërë madje dhe jo shumë larg në kohë edhe në Ballkanin Juglindor.

Ata që po merren me çka u tha më sipër do të duhej që më në fund të dinë se faktorët e mëdhenjë ndërkombëtarë zakonisht nuk i kundërshtojnë pajtimet mes dy shteteve e dy popujve qoftë edhe kur me to preken disa parime të përgjithshme që ato politikisht i mbrojnë.

Ata që po merren më çka u tha më sipër, në mënyrë të vecantë ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombëtarë nuk do t’u pranojnë të drejtën e vetëvendosjes shiptarëve të Luginës së Preshevës dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes serbëve të Veriut të Kosovës.

Le të thuhet në fund, prandaj, se ata që janë kundër shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjen dhe Veriut të skajshëm të Kosovës, te Mitrovica, deshtën apo s’deshtën po ia dhurojnë Serbisë edhe njerën edhe tjetrën: Luginën e Preshevës si pjesë të Serbisë, kurse Veriun e Kosovës si autonomi substanciale ( si pavarësi) në të cilën pushtetarët e Kosovës, si edhe tani, do t’i përkulen monumentit të madh të Knjaz Llazarit./Dritare.net

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 06/08/2018 23:36

    Birisha asht babai Kosoves.E mbarsi me MILOSHEVICIN.

    Përgjigju
  • Lulushi ta mbushi: 06/08/2018 21:16

    Hehehehehe tani ne mes te debatit thaci berisha u kujtove me i thur lavde punedhenesit per te njejten teme...po po o vllai ceshte skenderbeu para punedhenesit tend...

    Përgjigju
    • Babalja: 07/08/2018 05:48

      Ska asnje debat, Thaci tha nje te vertete qe duhet ta thonte me kohe! Kurse Qosja gjithmone e ka lebduar te gjatin, pyet salehun po nuk beson.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja