Tashmë largimi nga Pescara i Rey Manaj është i sigurt dhe me shumë gjasa, 19-vjeçari do ta vazhdojnë pjesën e dytë të sezonit në Seria B.
Sipas raportimeve të mediave italiane, ekipi i fundit që është duke kërkuar shërbimet e Manajt është ai Pisa.
Ndërkohë shumë portale të specializuar në merkato, njoftojnë se bisedimet për marrjen e shërbimeve të sulmuesit janë në një fazë të avancuar mes Pescara-s dhe Pisa-s.
Nëse Manaj do të transferohet me sukses drejt Pisa-s, do të jetë shqiptari i tretë që do të bëjë pjesë në formacionin e skuadrës, pasi prej disa kohësh në këtë skuadër aktivizohen dy lojtarë të tjerë shqiptar, Edgar Çani dhe Samir Ujkani.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com