Rey Manaj: Nuk jam grumbulluar në Kombëtare për zgjedhje të trajnerit
Pas një periudhe të gjatë jashtë Kombëtares, Rey Manaj, është grumbulluar sërish nga përfaqësuesja kuqezi. Në konferencën për shtyp, sulmuesi i talentuar është shprehur optimist për të ardhmen.
Pas një periudhe të gjatë jashtë Kombëtares, Rey Manaj, është grumbulluar sërish nga përfaqësuesja kuqezi. Në konferencën për shtyp, sulmuesi i talentuar është shprehur optimist për të ardhmen.
“Fillimi i ri është nga shtatori që do të përgatitemi për kualifikueset e Europianit. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme. Çdo lojtar kërkon të fitojë dhe ndaj duam të fitojmë si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Ukrainës.
Granada?
Ishte zgjedhja e duhur, sepse kishte ekip të mirë. Patëm vështirësi në javët e fundit, pas ndërrimit të trajnerëve. Shpresojmë të hyjmë në play-off për të hyrë më pas në La Liga.
Ofertat?
E kam mendjen te Kombëtarja dhe kur të mbaroj këto ndeshje do të flas me menaxherin dhe do të zgjedhim gjëra më të mira.
Panucci?
Kam folur dje para stërvitjes dhe ka folur edhe menaxheri im para grumbullimit. Trajneri më tha fjalë të mira. Ndihem shumë mirë.
Kampionati spanjoll?
La Liga thuhet se ka vetëm Barcelonën dhe Real Madrid, por nuk është kështu.
Goli i parë me Kombëtaren?
Po, shënova kundër Kosovës, por duhet të shohim momentin jo të kaluarën. E mbaj mend atë moment, sepse ishte ndeshja ime e parë me Kombëtaren.
Mungesa në Kombëtare?
Disa zgjedhje bëhen për arsye të ndryshme. Faktorë mund të jetë mosha, apo gjërat që kanë ndodhur. Unë nuk jam grumbulluar në kombëtare për zgjedhje të trajnerit. Lojtarët që paraqiten më mirë do të grumbullohen me Kombëtaren.
Lider i Shqipërisë U-21?
Nuk më pëlqen shumë ky etiketim. Te Shqipëria U-21 janë lojtarë shumë të mirë që e meritojnë të jenë te Kombëtarja e madhe”, - tha sulmuesi Rey Manaj.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
20.4%
-
Jo
73.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 93
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot ndeshja Shqipëri - Andorra/ Cilat janë rrugët që do të bllokohen në kryeqytet
24 Mars, 07:46
-
Pas 21 vitesh pa bileta, 'Tifozat Kuqezi' ankohet te Gjimshiti! Kapiteni i Kombëtares: Do flas me federatën (VIDEO)
22 Mars, 16:33
-
Mbajini mend emrin, Adrion Pajaziti debutoi me Kombëtaren në 'Wembley'
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19
-
Shqipëri - Andorra në Tiranë, UEFA i beson drejtësinë një gjyqtari austriak
22 Mars, 13:13
-
Humbja e Kombëtares në Londër, Altin Rraklli për Report TV: Sylvinho të ndërrojë mënyrë loje, Anglia më zhgënjeu! Ja emrat që do ndryshoja unë
22 Mars, 12:55
-
Sylvinho besoi te barazimi, por Kombëtarja nuk goditi asnjëherë portën e Anglisë
22 Mars, 11:23
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi
21 Mars, 18:19
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
-
Ish-trajneri i njohur britanik fyen Shqipërinë, e quan ‘rival të kotë’: As kam ndërmend ta shoh ndeshjen. Çfarë të shoh, si do fitojmë 5-0?
21 Mars, 13:57
-
Sot Angli-Shqipëri/ Ëndrra e Botërorit nis nga mitiku ‘Wembley’! Priten 20 mijë shqiptarë në stadium, Kombëtarja vetëm humbje me ‘Tre Luanët’
21 Mars, 10:20