Rey Manaj qëndron në Seria A,
do të rikthehet te Interi

Rey Manaj qëndron në Seria A,<br />do të rikthehet te Interi
Vetëm pas disa ditësh, talenti shqiptar i cili shkëlqeu te Pescara, Rey Manaj, do të rikthehet te Interi.

Sipas medieve italiane, Manaj është duke bërë gati valixhet pasi skuadra e Pescarës, e cila ka patur të drejtën për të blerë kartonin e lojtarit në fund të sezonit nuk ka ndërmend ta ushtrojë këtë mundësi.

Ndërkohë mediat italiane kanë shkuar më tej në lidhje me të ardhmen e19 vjeçarit, duke shkruar se lojtari përsëri do të huazohet në një skuadër tjetër pasi Interi nuk ka mundësi ta aktivizojë në skuadrën e parë.

Manaj është duke u ndjekur me interes të madh nga disa skuadra në Seria A dhe me shumë mundësi skuadra e cila do të marri shërbimet e lojtarit është Empoli, një skuadër e njohur për aktivizimin e lojtarëve shqiptar dhe promovimin e talenteve të rinj.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene