Katër gola në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares që mban veshur fanellën e Sivassporit në Turqi. Edhe këtë të dielë 29-vjeçari ia ka dalë të tundë rrjetën duke kaluar në avantazh ekipin e tij në përballjen në udhëtim kundër Serik Spor, për raundin e 28-të të sezonit.
Në minutën e 48-të të takimit, Manaj mori një pasim nga Okoronkuo dhe nuk gaboi duke mposhtur portierin Sapan. Ky ishte goli i dhjetë sezonal për Manajn, me gjashtë të parët që i shënoi me fanellën e Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë pjesës së parë të sezonit.
Sulmuesi ka rigjetur veten pas rikthimit në Turqi dhe ky është një sinjal i mirë për Kombëtaren në prag të ndeshjes play-off të Kupës së Botës, kundër Polonisë në Varshavë më 26 mars.
Komente





