Rey Manaj kërkon të fitojë një vend në Kombëtare për Europianin e Francës dhe për këtë arsye ka nevojë që të aktivizohet sa më shumë minuta duke bërë që të jetë ende i pavendosur për të ardhmen dhe shumë klube të dërgojë oferta në drejtim të Interit për sulmuesin.

Oferta e fundit për lushnjarin vjen nga La Liga në Spanjë, aty ku Sporting Gijon sipas La Gazzetta dello Sport ka shprehur interes për një huazim 6 mujor deri në fund të edicionit për shqiptarin.

Tashmë fjala e fundit i takon Interit për të vendosur për të ardhmen e sulmuesit, edhe pse Mancini është shprehur disa herë se nuk do të lejojë që të largohet në merkaton e dimrit, por përballë faktit që duhen shumë minuta për të bindur De Biasin për Europian, Manaj mund të huazohet.

Ledian Memushaj
Kapiteni i ekipit të Pescarës në Serie B rikthehet pas pezullimit për shkelmimin e mikrofonit pas golit në ndeshjen me Latinën duke qenë gati për sfidën me Perugian.

Duke folur për mediat italiane, shqiptari nga Vlora një nga zbulimet e tjera të De Biasit shprehet se ‘Jam në kuotën e 7 golave, vetëm një hap larg rekordit tim personal prej 8 golash në sezon që e kam vendosur me Carpin.

Në Latina gabova kur shkelmova mikrofonin e një televizioni, ishte një gjest instiktiv. Me siguri që nuk do ta përsërisja, nuk do të ndodhë më”tha ai. Ndërsa Azdren Llullaku pas largimit nga Gaz Metani në kampionatin rumun pritet që të bashkohet me ekipin e Flamurtarit në ditët në vijim, teksa negociatat janë në një  fazë të avancuar.
 


d.b/shqiptarja.com