Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it për UÇK-në/ Rama letër 46 shteteve anëtarë të KiE: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh mbi kombin tonë

TIRANË- Pas fjalimit të mbajtur para Asamblesë Parlamentare të KiE, për raportin e Dick Marty-t që hedh akuza për luftën e UÇK-së, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur me kaq përpjekjet, që siç thotë ai, janë për të hequr njollën e turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës.

Kryeministri Edi Rama  u ka nisur sot një letër kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të 46 vendeve anëtarë të Këshillit të Europës, teksa u bën me dije se nuk ka as një provë në lidhje me pretendimet e ngritura për trafikimin e organeve njerëzore, qoftë në Shqipëri a qoftë në rajon, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Rama shkruan ndër të tjera në letër, se aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.

‘Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.’- thuhet ndër të tjera në letrën e Ramës drejtuar kryetarëve të KiE-së.

Në fund të letrës së tij, kryeministri Edi Rama, kërkon mbështetjen shteteve të cilëve u ka nisur letrën dhe miratimin e kërkesës së Shqipërisë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.

Letra e plotë e kryeministrit Edi Rama drejtuar kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të KiE

I/E dashur

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Po ju shkruaj për të kërkuar vëmendjen tuaj për një çështje thelbësore, jo vetëm për vendin dhe popullin që përfaqësoj, por për të gjithë ne. Kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, vlera bazë në themel të çdo sistemi demokratik – ato vlera të cilat i nderojmë në punën tonë të përditshme e që kërcënohen gjithmonë e më shumë në situatën politike aktuale.

Ashtu siç mund të jeni në dijeni, në vitin 2008, një ish-prokurore e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (GjNPIJ), Carla Del Ponte, botoi librin e saj me kujtime, “Zonja Prokurore”. Aty, ajo pretendonte se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës kishin kryer krime të tmerrshme, përfshi, mbi të gjitha, trafikim të shfrenuar të organeve njerëzore.

Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar. Përkundrazi, ajo u çua më tej nga të tjerë, konkretisht nga anëtarët e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit në Këshillin e Europës, të cilët e instrumentalizuan atë për të ushqyer më tej narrativën ruse mbi Kosovën. Më pas, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës iu paraqit një raport (sërish, në mungesë provash). Nisur nga raporti dhe serioziteti i akuzave, në janar 2011, Asambleja miratoi rezolutën 1782, titulluar “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, të gjitha përpjekjet për hetime të bëra qysh atëherë, kombëtarisht, në rajon a ndërkombëtarisht, për të provuar pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore, ia kanë dalë të vërtetojnë atë që dihej: nuk ka absolutisht asnjë provë, qoftë në Shqipëri a gjetkë në rajon, për nxjerrje dhe trafikim organesh, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.

Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.

Më 13 tetor 2022, i paraqita këto argumente përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për t’i bërë thirrje për hartimin e një raporti vijues. Çështja ka një rëndësi sipërore, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e individëve të akuzuar padrejtësisht për krime që nuk i kanë kryer kurrë. Ajo nuk ka thjesht të bëjë me mbrojtjen e procesit të rregullt ligjor përmes procedurave të gjykatës, një proces i rregullt që duhet të jetë i drejtë e i pa të meta. Por ka të bëjë me qytetarët e vendit tim, Shqipërisë, që vazhdojnë të jenë shënjestër e stereotipeve të rrezikshme e të pabaza si ky dhe viktima të armiqësisë e të ksenofobisë që akuza të tilla ushqejnë. Ka të bëjë gjithashtu me të vërtetën dhe drejtësinë, pa të cilat minohet vetë integriteti e besueshmëria e politikës ndërkombëtare dhe e institucioneve të saj.

Për dijeninë tuaj, po ju bashkëlidh një kopje të fjalës sime të mbajtur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe një kopje të rezolutës së miratuar për këtë çështje nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.

Më lejoni t’ju falënderoj paraprakisht nga zemra për ndihmën.

Sinqerisht, Edi Rama

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e quajti ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.  Fjalimi i tij krijoi shumë reagime në Tiranë dhe Prishtinë. 

 

Letra e plotë

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM AGA: 18/10/2022 12:45

    O fundërrina Arbëror mëso Shqip të shkruash çfar do të thot shkjau ? ? ? Se në Shqip nuk ekziston kjo fjal. Pra ti je Sërb që flet Shqip po si i till ti ti hash atë që s'quhet popullit Shqiptar. Falemnderit për mirkuptimin o Arbërori wc.

    Përgjigju
  • Hasani: 18/10/2022 12:43

    Edi Rama mbreti i shqiptareve per kete pune qe po ben per venien ne vend te dinjitetit te neperkembur te kombit shqiptar te takon te behesh mbret megjithes3 koha e mbreterve ka mbaruar.

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 18/10/2022 12:39

    O qeni Arbëror mëso Shqip çdo me thën dardan Kosova quhet Dardani dhe d shkruhet me D të madhe o analfabeti kosovar. Edi Ramës ti ruash topet. Se Edi Rama është burr shteti jo hale si ty o analfabeti Arbëror qenef i kosovës.

    Përgjigju
  • Klodi: 18/10/2022 11:45

    Qesharake se so ai akuz u more serjozish me vjen keq per ato shtete qe e besoj kete akuz

    Përgjigju
  • Jori: 18/10/2022 11:44

    Po Mir e ka I eshte versulur Dick Martin kosoves sikur I kan henger bukuern

    Përgjigju
  • Vini: 18/10/2022 11:44

    Budalliku me I madhe eshte si mundey nje komb qe lufton per te drejtat dhe pavarsin e saj te akuzohet per kshu lloj gjerash

    Përgjigju
  • flori: 18/10/2022 11:31

    Po lufton fort o danoci i vlores e ishalla te del per hajer se keta te mbaruarit e opozites ate pune kane me kritiku

    Përgjigju
  • avni: 18/10/2022 11:24

    Ke shku ne kongres e ke majt fjalim , ke bo fjalim , di me te thon vec hallal qumshti i nones be vlla

    Përgjigju
  • Lenci: 18/10/2022 11:02

    UCK-ja ka mbrojtur gjithmone vendin e cfare po marrin si kembim disa akuza pa baza qe hedhin balte mbi to,turpp

    Përgjigju
  • Arlind: 18/10/2022 11:00

    Si mundet qe te akuzohet UCK-ja pa baza,turp dhe per ato qe e besojne Ju lumte kryemister qe e moret ne dore kete ceshtje sepse vetem ju i beni balle ketyre njerezve qe shpifin

    Përgjigju
  • Dori: 18/10/2022 10:59

    Pavaresisht akuzave pa baze qe ato kane ngritur ndaj UCK-se,tani qe kete ceshtje e ka marre Rama do vertetohet dhe pafajesia e saj

    Përgjigju
  • Geri: 18/10/2022 10:57

    Mirenjohjr pafund per Ramen qe ashtu si gjithmone dhe kete here nuk e la pergjysme kete ceshtje

    Përgjigju
  • luis: 18/10/2022 10:47

    Dick marty fiks sic ka emrin dick

    Përgjigju
  • ylli: 18/10/2022 10:46

    Nese mendojne se do ta lem me kaq e kane shume gabim por ne do te vazhdojme ta ndjekim kete ceshtje deri ne fund

    Përgjigju
  • gerti: 18/10/2022 10:45

    keta flasin pa baze.flasin gjera te cilat nuk qendrojne.Urime per ramen i cili po e ndjek ende kete ceshtje dhe ka per ta ndjek gjithmon

    Përgjigju
  • Koko: 18/10/2022 10:41

    Te marre fund pasi eshte turp nje dicka e tille te diskutohet ne gjykata europiane

    Përgjigju
  • Vila: 18/10/2022 10:41

    Sinqerisht me vjen shum inat pasi diskriminimi qe po i behet kosoves eshte i padrejt

    Përgjigju
  • Rimi: 18/10/2022 10:34

    Keshtu ka lezet! Ky rama shum trasparent si me popullin por dhe shume trim. Nuk do e kishte ber ndonje tjeter kete veprim, ndaj e vlersoj shume

    Përgjigju
  • Ajsi: 18/10/2022 10:33

    Turp tu vi si hedhin balt mbi UCK ata duhet te ishin duke u lavderuar akoma jo te mernin sy te keq te bota

    Përgjigju
  • Pegi: 18/10/2022 10:32

    I lumt kti rames qe mer mundimin dhe e con kete leter

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/10/2022 09:55

    O Edvin shkjau shqipfolës mjaft më se edhe kokoshkat e din se je tradhëtar i kombit . Detyrë ute ështé vrasjapas shpine e Dardanës (Kosovës) !

    Përgjigju
  • DERDIMEN REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/10/2022 09:03

    Bravo të qoft o Edi Rama je Gjigand i kombit Shqiptar . Hallall qumshti i Anetës. Ti je një nga kryeministrat më të mir në gjith historin e kombit Shqiptar. E shumica e Shqiptarve të vlerson ty për punën tënde që bën. Hec përpara Edi Rama RROFT SHQIPRIA RROFSHIN SHQIPTARËT KUDO QË JAN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë