I kemi parë gjithnjë së bashku dhe mjaft të qeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermali, duken më të dashuruar se kurrë.

Në këtë foto mjaft të këndshme ata shfaqen duke konsumuar nga një gotë verë në një nga lokalet e Tiranës.

Nga shikimet e tyre duket që janë mjaft të përqendruar tek njëri-tjetri e nuk vënë re as paparacin që po i fotografon.

Këngëtarja Shkurta kohët e fundit ka marrë pjesë në edicionin e "Kënga Magjike" me një baladë mjaft të ndjerë, e cila titullohet "Më fal" dhe që është pritur mirë nga publiku.

(xh.k/shqiptarja.com)