“Të jesh e mirë mjafton”, kënga që u vlerësua me çmimin e “Performancës” në festivalin “Kënga Magjike 2011”, do të vijë shumë shpejt në versionin italian. Këngëtarja Rezarta Shkurta, mesa duket është duke përgatitur një surprizë të këndshme për fansat e saj, ndoshta për festa, sepse ka bërë të ditur nëse kjo këngë mund të këndohet në italisht. Sesi ka lindur kjo ide, Rezi nuk e ka bërë ende të ditur, ndësa paralelisht merret me muzikën me pikturë e fotografi. Me siguri një klip i ri do të pasojë këtë baladë të bukur të këngëtares që impresionon në çdo event. Për momentin, këngëtarja është angazhuar me programet festive të Vitit të Ri, që organizohen çdo vit në Kosovë.
/Shqiptarja.com












