Ata janë të martuar prej shtatë vitesh së bashku dhe më në fund do ta kurorëzojnë martesën e tyre dhe me një fëmijë.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila dhe në foton e profilit në rrjetin social Facebook mban atë të një interviste ku ka pohuar diçka të tillë.
Më pas kanë ardhur dhe reagimet nga fansat e saj, si dhe të afërmit në Facebook, të cilët e kanë uruar këngëtaren.
Ajo është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe ka vendosur ti përkushtohet vetëm qëllimit për të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke ndërprerë aktivitetet artistike.
Rezarta është një këngëtare mjaft e pëlqyer në tregun shqiptar dhe mjaft e suksesshme.
(b.t/shqiptarja.com)