Ambasadorët e SHBA dhe të BE kanë zhvilluar një takim për rreth 50 minuta me Presidentin e Republikës Bujar Nishani në qendër të të cilit ishte diskutimi për reformën në drejtësi, konkretisht shqetësimin e ministrave Vasili dhe Gjosha mbi ushtrimin e detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Petrit Vasili dhe ministrja e Integrimit Gjosha janë shprehur me rezerva për rolin e bordit të ONM duke i dërguar letra edhe komisionerit Hahn.
Presidenti Nishani u shpreh se "Duke e konsideruar reformën në drejtësi në rëndësi jetike për vendin, e ka mbështetur që në gjenezë, si nismëtar i procesit, duke kulmuar me miratimin konsensual në Parlamentin shqiptar të paketës kushtetuese".
Gjithashtu Presidenti Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar në gërmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Deklarata për konsensus të plotë për zbatimin e reformës vjen pas bojkotit të Kuvendit nga PD, që sjell për rrjedhojë edhe dështimin e ngritjes së komisioneve të Vettingut.
Në fund të takimit, kreu i Shtetit sipas njoftimit të Presidencës vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE në realizimin e kësaj reforme permes një procesi të paanshëm, ligjor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO