Si sot, 87 vite më parë, 7 Prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Rezistenca antifashiste u përkujtuan si çdo vit në Durrës, pranë bustit të deshmorit Mujo Ulqinaku.

Homazhet u mbajtën nga veteranë dhe politikanë të cilët vendosen kurora me lule, por në dallim nga vitet e tjera, mungoi fjala përshëndetëse.

Ky detaj u ra në sy te veteranëve të cilët më herët kishin kërkuar të mbanin fjalime përshëndetëse, por që sipas tyre, nuk janë pranuar.

“Kjo ditë e rezistencës ndaj pushtimit fashist, nder dhe lavdi për heroin Mujo Ulqinaku. Sduhet të lejojmë që të zbehet kjo datë ku u bë heroizëm kundër pushtimit fashist. Bashkia duhet ta organizojë më mirë. Sot nuk kishte përshëndetje. U vendosën vetëm kurora. Është një mangësi. Ne ndërhymë në Bashki dhe kërkuam që të bëhen përshëndetje por nuk u realizua” tha Kreu i Shoqatës së Veteranëve Durrës, Hajdar Domi

Ndër të tjera kreu i shoqatës ngriti dhe shqetësimin për ngelizhencën që kanë treguar institicionet ndaj Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës.

“Duhen marë masa që ai muze të shkëlqejë aq më tepër në kuadrin e turizmit që ka marrë përmasa të gjëra. Këto institucione sicc është muzeu duhet ë ketë dinjitetin e duhur. Shpresojmë që Bashkia të vëjë dorë” tha Domi

Gërma që mungojnë, pllaka të thyera, fotot e dëshmorëve që nuk gjenden më në vendin e tyre, janë gjendja në të cilën ndodhet Mauzoleumi.

Pavarësisht kërkesave të mëhershme të veteranëve për mirëmbajtje, e cila duket se nuk kryhet prej kohësh nga bashkia e Durresit, situata mbetet kritike prej vitesh.