Rezoluta anti-korrupsion, Rama hedh poshtë akuzat nga Mali i Zi: S’është kapje e drejtësisë! Autobusët në Greqi? Kryeministri: Lëndojnë sedrën e shqiptarëve që ishin atje

Nga Mali i Zi, kryeministri Edi Rama hedh poshtë akuzat e opozitës se rezoluta anti-korrupsion e PS ka si për qëllim kapjen e drejtësisë. Kryeministri në një konferencë me gazetarët shqiptarë tha se këto janë spekulime, pasi nëse ndryshimet në drejtësi do duhet të kalojnë përmes ndryshimeve kushtetuese. Kreu i qeverisë thotë se ishte ai dhe PS që çuan para reformën në drejtësi dhe e mbështesin atë pa ekuivok.

“Ky është muhabet kot. Në rast se do imagjinohej diçka e tillë do duhej të kalonte përmes ndryshimeve kushtetuese. Si mundem unë të kem një synim të tillë kur isha unë me PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim sot mbështetjen pa kushte dhe deri më sot nuk e di të kemi hap ndonjëherë gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK”, tha Rama.

I pyetur nëse opozita do bëhet pjesë e këtij komisioni që do të diskutojë për reformat, Rama tha se draft rezoluta ka kaluar në Kuvend dhe duhet t’i nënshtrohet procedurës parlamentare. Kreu i qeverisë thotë se për çështje të tilla duhet konsensus i gjerë dhe thotë se duhet të krijohet një hapësirë ku të lënë pas sherret e përditshme por të diskutojnë për reformat për integrimin në BE.

“Nuk jam në dijeni, rezoluta është dorëzuar në Kuvend, siç kemi bërë me reformën në drejtësi do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Në këtë rast është e domosdoshme, se për çështje të caktuar duhet konsensus të gjerë. Por edhe se pse në fund të ditës të gjitha partitë nuk e diskutojnë fare që destinacioni është BE, madje grindja lidhet se kush e çon më shpejt Shqipërinë në BE. Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret e përditshme politike dhe të flitet teknikisht me gjuhë ekspertize dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës së ditës”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe akuzat e opozitës të cilët aluduan se shqiptarët që mbushën sallën në stadiumin Galatsy në Athinë ishin nisur nga Shqipëria me autobusë. 

"Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje, ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeverisë, por edhe njerëz që nuk na kanë votuar ndonjëherë" 

Ndër të tjera Rama theksoi edhe një herë se Shqipëria nuk do të firmosë marrëveshje me emigrantët të ngjashme me atë të Italisë me asnjë shtet tjetër ndonëse e pranoi se ka pasur oferta. 

Rama ndodhej në Kotorr të Malit të Zi ku mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perendimor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Brenda vitit nis ndërtimi i Urës që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë! Rama: Së shpejti hapet gara ndërkombëtare

Vizita në Mal të Zi në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, i organizuar nga kryeministri malazez është Millojko Spajiç u shfrytëzua nga kryeministri Edi Rama dhe për një takim kontruktiv lidhur me projektet e përbashkëta mes dy vendeve.

Kryeministri Rama u shpreh besimplotë se brenda vitit nis ndërtimi i urës lidhëse të Bunës.

Para sesa të bënim këtë intervistë dhe pastaj të kthehemi në Shqipëri, kam pasur takim me kryeministrin e Malit të Zi dhe një ekip që ka ardhur enkas për këtë takim nga Tirana për disa tema, për temën e urës që lidh të dy anët e Bunës dhe që tani është në fazën e futjes në procesin e zbatimit. Do të ngrihet grupi i përbashkët operacional dhe do të shpallet gara ndërkombëtare për ndërtimin e urës dhe jemi besimplotë që brenda vitit ne do të shohim kantierin e ndërtimit të urës lidhëse të Bunës" tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët shqiptarë sot në Kotorr

Gjithashtu  mes tyre është folur dhe për një operim të përbashkët të lundrimit në liqen dhe një projekt të përbashkët turistik në të dyja anët e Bunës.

"E dyta, kemi folur për liqenin sepse nga ana malazeze është përfunduar pjesa deri në Zogaj, nga ana shqiptare kërkohet edhe një pjesë tjetër për ta çuar deri aty. Do të lidhet gjithë rruga perëndimore e liqenit dhe kemi folur edhe për një operim të përbashkët të lundrimit në liqen. Kemi folur, po ashtu, edhe për një projekt të përbashkët të zhvillimit turistik në të dyja anët e Bunës për të cilin do të angazhojmë agjencitë respektive të investimeve, së bashku me agjencitë respektive të planifikimit urban për të shkruar termat e referencës për një konkurs të përbashkët ndërkombëtar, ku do të thërrasim, siç bëjmë ne në Shqipëri, arkitektët dhe urbanistët më të mëdhenj ose ndër arkitektët dhe urbanistët, po themi, të Champions League të arkitekturës dhe urbanistikës bashkëkohore për të marrë pjesë në konkurs dhe kam folur edhe për këtë temë të çuditshme e cila vazhdon të mos gjejë zgjidhje, por unë jam besimplotë që do ta gjejmë zgjidhjen sepse kryeministri ma ka premtuar" 

Ora 15:09
Aludimet për autobusët në Greqi? Rama: Lëndojnë sedrën e atyre që ishin atje! Valle kuq e zi, kishte dhe njerëz që nuk na kanë votuar kurrë

 

Kryeministri Edi Rama komentoi takimin në Athinë me diasporën duke treguar të vetmën gjë për të cilën i vjen keq nga e gjithë ajo 'valle kuq e zi në zemër të Athinës'

'E vetmja gjë që më vjen keq gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie por jo të vërtetën, atë valle kuq e zi në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobusë të administratës. Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje, ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeverisë, por edhe njerëz që nuk na kanë votuar ndonjëherë. Erdhën si shqiptarë si krejt e natyrshme për historinë e shqiptarëve të Greqisë. Është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq do mbetet në kujtesë time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptar por edhe moment psikologjik kthese jo vetëm në raport të shqiptarëve me Greqinë por edhe me BE-në', shprehet kryeministri.

Ora 15:04
Marrëveshje me shtet tjetër për emigrantët? Rama: JO-ja mbetet, Italia ha bukë veç

A ka dëshirë nga Britania e Madhe për të përsitur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë

Është shprehur dëshira nga Britania e Madhe e disa vende të tjera, jo vetëm para dhe pas marrëveshjes me Italinë dhe përgjigjja ime ka qenë jo dhe mbetet Jo. Italia është histori tjeter dhe realitet tjetër në tablone e marrëdhënieve tona miqësore dhe ndërkombëtare. U kam shpjeguar arsyet pse Italia ha buk veç 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/05/2024 02:24

    Dhe ndersa Vulini thote qe bota serbe do t'a pengoje Shqiperine e madhe,ti mjaftohesh vetem me nje pergjigje /shikoini fytyren/?! Tamam pergjigje prej bojaxhiu,jo pergjigje prej shtetari!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'