KOTORR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e zv.kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili pas takimit të Ramës në Athinë tha se vetëm 'bota serbe' mund ta ndalë Shqipërinë e Madhe.
Me gazetarët pas Samitit të Kotorit BE-Ballkani Perëndimor, Rama ka ironizuar Vulin duke thënë se fytyra e tij nuk ka nevojë për komente lidhur edhe me deklaratat e tij.
'Një njeri i mençur ka thënë se pas të dyzetave çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni mendoj se nuk ka nevojë për një koment deklaratat e tij', tha Rama
Një ditë më parë Ministria e jashtme e Shqipërisë njoftoi se kishte thirrur për sqarim ambasadorin serb të akredituar në Tiranë për ti kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat që zv. Kryeministri Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.
Në reagimin e saj ministria e Jashtme e quajti deklaratën e Vulin provokuese dhe që nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit dhe kërkoi reflektim
Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.
MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme
Çfarë deklaroi Vulin më 13 maj
“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë” tha Vulin.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03