Gjatë një bisede me gazetarët, Taulant Balla foli për miratimin e raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian duke thënë se lidhur me investimin në Nartë, do të kryhet vlerësimi i ndikimit në mjedis.

Kreu i grupit parlamentar socialist tha se ka pasur një keqkuptim që do të sqarohet pas 3 javësh në Strasburg pasi nuk ka park kombëtar të Vjosë-Nartës. Për Parkun Kombëtar të Vjosës, janë në fuqi të gjitha masat mbrojtëse.

“Amendament i turpshëm që etiketon me emër investitorët, u drejtohej miqve amerikanë që duan të ndërtojnë në Shqipëri, ishte edhe amendamenti i propozuar nga të Gjelbrit. Në njërin grup ishin të majtët, socialistët dhe demokratët dhe në tjetrin, e djathta që nuk e votuan amendamentin 17. PPE apo të tjerët arsyetuan që zëri i protestuesve duhet të dëgjohet, por s’mund të jesh as kundër investimit të huaj. Në amendamentin 17, kishte disa qëndrimi. Fjalia 3 është e gjithëpranuar për shkak se është në të njëjtën linjë me atë që ka thënë Rama, të bëjmë një studim të thelluar. Amendamenti 17 është në zbatim e sipër. Në pjesën e parë ka një keqkuptim, do të mundohemi që pas 3 javësh në Strasburg ta sqarojmë. Nuk ekziston në Shqipëri një park kombëtar Vjosë-Nartë. Në Shqipëri ka Parku i Vjosës për të cilin i kam garantuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që në 470 metra park kombëtar, të mos ketë ndërtim. Nartë-Pishë Poro është diçka tjetër, për këtë u kërkua të zëvendësohej realisht. Pjesa tjetër është ajo që buron nga acquis për atë çfarë quhet zonë e mbrojtur. Ligji e garanton që për zonat peizazhe të mbrojtura të ketë ndërtime turistike. Rasti i Zvërnecit është rasti tipik. Ne jemi në situatën që s’ka një leje ndërtimi për investimin e Poëer Holding dhe pa mbaruar procesi i vlerësimit për ndikimin në mjedis, s’do të ketë pajisje me leje. Jemi të gatshëm kur të dojë opozita të bëjmë një diskutim për këtë.

Kur shkohet në seancë në PE, vjen një moment që s’mund të riformulosh, është o pro, o kundër. Atje s’bën dot amendament oral. Nga ana e raporterit hije u propozua që amendamenti 17 të votohej fjali për fjali. Ne e mbështesim, nuk themi që jam kundra. Të bëhet një studim i thelluar i ndikimit në mjedis. Moratoriumi nuk u referohet zonave të cilësuara peizazh i mbrojtur. Respekti ynë është maksimal ndaj PE. Para se të miratohej ky amendament, Rama ka thënë s’do të ketë ndërtim aty pa vlerësimin e pasojave në mjedis. Jemi në një fushatë ku e vërteta është shumë e vështirë të lexohet”, tha Balla.

Më tej, ai përmendi deklaratën e Marta Kos e cila tha se nuk finalizohet kapitulli 27 pa u mbyllur diskutimi për këtë çështje.

“Marta Kos ishte shumë e qartë në ato që tha. Kjo është pjesë e një kapitulli në proces. Kos i qetësoi të gjithë shpirtrat e trazuar sepse kush ka logjikë, duhet ta duartrokiste. Të vetmit ishim ne. Ajo tha elementin thelbësor: kapitulli 27 nuk mbyllet pa u sqaruar kjo gjë. Le të presim gjithë qartësimet që do të vijnë, që në këtë moment mbyllet ky diskutim. Për të hyrë në BE ne do të bëjmë gjithçka”, tha Balla.

I pyetur për një koment edhe për largimin e Marjana Koçekut nga grupi, Balla inkurajoi hetimin për kërcënimet ndaj saj, por shtoi se pa PS, nuk do ta gëzonte mandatin e deputetes.

“Kërcënimi është vepër penale, mosklallëzimi i një krimi po ashtu. Nëse ka një maskara që guxont ë kërcnojë një qytetar pavarësisht pozicionit, është vepër penale. Ti je i detyruar të shkosh në rajonin më të parë të policisë. Për emrat, nëse edhe këtë si fakt, nuk kam njohuri, jam solidar me këdo që kërcënohet për shkak të funksionit që ka por duhet ta fusim në kullim. Hetime paraprake duhen zhvilluar, edhe vetë, me iniciativë. Unë jam bariu dhe më thoni që unë nuk kam një njoftim që një koleg të sjellë një shkresë, deri të premten kam pasur komunikim. Secili ka vendimmarrjen e vet. Të mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne, deputetët e PS, jemi këtu se na kanë votuar votuesit e PS. Ua them shpesh kolegëve më të rinj, të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin si dalin”, tha Balla.

Balla refuzoi të analizonte vendimin e deputetes.

“Mendon që do të bëj analizë për një deputete të re që u ftua të jetë pjesë e PS, një ditë të bukur pasi mori medalje, tha s’dua të vij më në punë. Çfarë analize duhet të bëj unë?”, tha Balla.

Sa për përjashtimin e saj nga grupi, ai tha se është në pritje të njoftimit zyrtar ndërsa përsëriti se s’ka pasur komunikim me Koçekun.

“Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Ku ta di unë që s’i kanë mbyllur Facebook-un. Unë e kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, tha Balla.

Sa për deklaratën e PD se nuk do të votojë amnistinë penale në Kuvend, një akt që kërkon pragun e 84 votave, Balla tha se ka dyshime për arsyen.

“Është hera e parë në kaq vite që nuk votohet amnistia nga PD. Jo se kanë një qëndrim. Do t’u jap një përgjigje pasi të votohet amnistia. Kam një dyshim pse nuk e voton Saliu, do jua them në fund. Unë e di pse nuk e voton Berisha”, tha Balla.

Lajm në përditësim...