Rezoluta e përbashkët SHBA-Shqipëri për të dënuar sulmin rus mbi Ukrainë nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së Rusisë, por është miratuar për të thirrur një mbledhje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rezoluta u votua me 11 vota pro, ndërsa Rusia këtë herë nuk vendosi veton, por votoi kundër, ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan sërish.
Miratimi i kërkesës për mblehdje urgjente të Asamblesë, që mblidhet vetëm një herë në vit, vjen pasi Rusia vuri veton të premten ndaj një projekt -rezolute të Këshillit të Sigurimit të udhëhequr nga SHBA dhe Shqipëria për të "dënuar më fortë agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës".
Duke qenë se votimi i kësaj rezolute nuk kishte fuqi vepruese, nuk mund të përdorej veto dhe për këtë arsye Rusia votoi kundër. Miratimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku marrin pjesë 193 shtete të botës tregoi edhe një herë se bota është me Ukrainën dhe dënon Rusinë. Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shkruar se rezoluta e propozuar nga Shqipëria & SHBA ka pasur mbështetje të fuqishme.
"Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria & SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë", shkruan Xhaçka.
Rezoluta e bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë u rrëzua në këshillin e Sigurimit në OKB për shkak të vetos së Rusisë. Nga 1950 mbledhjet urgjente të Asamblesë së Përgjithshme janë thirrur vetëm 10 herë, pas miratimit të rezolutës 377A(V) , e njohur gjerësisht si 'Bashkimi për Paqe'.
Kjo rezolutë i jep Asamblesë fuqinë për të marrë çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare kur Këshilli i Sigurimit nuk është në gjendje të veprojë për shkak të mungesës së unanimitet midis pesë anëtarëve të tij të përhershëm me veto.
Asambleja e Përgjithshme pritet të votojë për një rezolutë të ngjashme me atë të marrë të premten nga Këshilli i Sigurimit. Ndërsa rezolutat e Asamblesë nuk janë detyruese, ato konsiderohen se kanë peshë politike pasi shprehin vullnetin e anëtarësimit më të gjerë në OKB.
Rusët jan popull debil që lejojn Putinin të katandisen në ktë gjëndje që i urren gjith Bota.
PërgjigjuTi je popull shume I zgjuar e ke treguar qe nga 45 e ketej