Rezoluta Marty/ Vangjeli në Report TV: Ne socialistët konseguentë, Berisha thellon mëkatin

TIRANË- Analisti Lorenc Vangjeli është i mendimit që socialistët në iopozitë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në qeveri, referuar këtu rastit mbi raportin e Dick Marty-in. Në emisionin ‘Kontrast’, Vangjeli tha se socialistët kanë qenë konseguentë në politikën e tyre, e ndërsa analizoi edhe vendimet e opozitës se sotme, ku tha se në vend që të bëjnë një hap pas, kanë vijuar me “zhurmë dëshpëruese” që i nxjerr edhe më keq.

“Për politikanët ndodh që atë që ndodh në mëngjes e përgënjeshtrojnë nga darka. Është ndër rastet të rralla që  në 11 vite rresht, ai fjalë që një pjesë e shtypit pati mirësinë ta rikujtonte jep një pamje tjetër të historisë jep një pamjet tjetër të historisë dhe këtu duhet parë thelbi i qëndrimit të Shqipërisë që ka të bëj me njërin krah politik, me të majtës dje në opozitë dhe sot në mazhorancë. Pala tjetër edhe në dritën e zhvillimeve të reja, kur mund ta kalonin, këto ishin kushtet e rhethanat, zhurma dëshpëruese që ndodh tani i nxjerr në një dritë të keqe.

Prezumoj se të gjithë personazhet që kanë qeverisur Shqipërinë, kanë qenë patriot, askush nuk është nisur, si ‘tradhtar’ është një inflacion. Shkaqet mund të jenë të shumta, njëra ka të bëjë me “kaq dinin, kaq bënin’, ‘çelësi qëndron te mënyra si qasesh ndaj pushtetit dhe tentativa për të mbajtur pushtet me cdo kusht, nëse shikohen veprime të çuditshme në arenën ndërkombëtare, ato bëhen vetëm për hir të pushtetit në Tiranë, por vjen një ditë që gjërat kthehen dhe janë në faturë të qytetarëve shqiptar, ai mban shënim dhe voton edhe mbi këtë argument, sa e kanë dashur Shqipërinë. Nuk mund të jesh për patnerët i besueshëm, nëse këtu brenda nuk je i tillë. Dua që më shumë të jenë budallenj se të ligj”, tha ai.

Një koment e pati edhe për opozitën dhe rolin e saj në këto zgjedhje vendore të 2023. Në ndryshim nga shumë persona, Vangjeli tha se opozita është e fituar dhe për këtë listoi një sërë argumentesh.

“Do ishte më mirë që bashkë me Metën, Berishën të ishte dhe Basha, kjo do ishte edhe më mirë. Ka një fitues të paracaktuar në zgjedhjet lokale, besoj se fitues i tyre është opozita shqiptare. Në 2019 ishte debate hymë apo nuk hymë në zgjedhje, ky debat ka rënë dhe ky është një triumf i jashtëzakonshëm, kanë vetëm një kryetar aksidental Bashkia dhe cdo që që fo marrin është plus,  rezultati do ndahet 2 për çdo një bashki. Bashki kryesore do jenë socialiste dhe besoj se gara tjetër, në zgjedhjet e 2025, sërish socialistët i kanë të gjitha gjasat të fitojnë sërish. Shuma që do fitojnë socialistët do jetë më e madhe se opozita”, tha Vangjeli.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja