Rezoluta në PE, kërkohet më
shumë përgjegjësi nga EULEX-i

Rezoluta në PE, kërkohet më<br />shumë përgjegjësi nga EULEX-i
BRUKSEL- Disa deputetë të Parlamentit Europian kërkojnë më shumë përgjegjësi nga EULEX-i. Në amendamentet e tyre deputetët kanë përmendur edhe faktin se mbi 1 miliard euro sa ka shpenzuar deri me tani misioni i EULEX-it në Kosovë, është bërë operacioni më i shtrenjtë i tillë në historinë e Bashkimit Evropian.

Rezoluta pritet të kërkojë që transferimi i kompetencave nga EULEX-i të bëhet në mënyrë graduale dhe për këtë të konsultohet edhe shoqëria civile.

Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në ët shprehet qartë një mbështetje e madhe politike për Kosovën.

Rezoluta pritet të miratohet pa ndonjë problem, duke marrë parasysh numrin e madh të votimeve me të cilat u votua drafti i saj në Komisionin e Politikës së Jashtme, shkruna ”Koha Ditore”.

Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.

“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane