TIRANE- Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme nisi sot shqyrtimin e Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame, e propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Duke i kërkuar deputetëve të votojnë rezolutën Idrizi, kreu i PDIU tha se “tashmë është në dorën tuaj. Shpresoj të mos përsëritet turpi i 2004” .
Së bashku me përfaqësues të tjerë të PDIU, Idrizi e quajti poshtëruese kërkesën e Greqisë për të harruar dhe ftoi deputetët që të bëhen pjesë e asaj që ai e cilësoi drejtësi e munguar europiane për një pjesë të kombit shqiptar. Në seancën e sotme dëgjimore Idrizi argumentoi dhe të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, me anë të së cilës i jepen atyre nëpërmjet kësaj rezolute.
“Noli në 1921 në Gjenevë kërkonte statusin e minoritetit për shqiptarët e Çamërisë përse të mos e bëjmë sot që jemi vend i NATO-s. Pse të ketë monument vrasësi i shqiptarëve në Igumenicë, dhe jo viktimat e tij?! Shqiptarët e Çamërisë e meritojnë një kujtesë, një varr, një lapidar. S’duam të bëjmë paralele me gjenocidin kulturor të bërë nga talebanët por duam të kujtojmë që në Çamëri shumica ishin shqiptar.Duam që në librat shkollorë grekë të mos thuhet që shqiptarët e Çamërisë kanë bashkëluftuar me fashizmin. E vërteta e tyre është manipuluar. Të gjithë burrat çamë janë internuar në ishujt grekë. Nëse Greqia nuk jep shenja mirëkuptimi institucionet ndërkombëtare të drejtësisë janë për këtë punë dhe duhen përdorur. Fqinjët tanë nuk kanë gjetur asgjë të keqe duke vepruar në këtë mënyrë.”- tha Idrizi.
Në 22 janar rezoluta çame u fut në axhendën e Komisionit Parlamentar të Jashtëm ku u caktuan edhe dy relatorët e draftit Qemal Minxhozi nga Partia Socialiste dhe Fatbardh Kadilli nga Partia Demokratike.
Më 10 dhjetor PDIU dorëzoi në Kuvend Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame, e cila do t'i hapë rrugë nismave të mëtejshme zyrtare të qeverisë shqiptare për të kërkuar zgjidhjen e kësaj çështje.
Rezoluta, e inicuar nga dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, përbëhët nga 13 pika dhe ndër të tjera shprehet për shfuqizimin e ligjit grek të luftës, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940, akoma në fuqi; njohjen e së drejtës së riatdhesimit; njohjen e statusit të minoritetit etnik etj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com