Rezoluta në Kongresin e SHBA:Rusia
mund të ndikojë zgjedhjet në Shqipëri

Rezoluta në Kongresin e SHBA:Rusia<br />mund të ndikojë zgjedhjet në Shqipëri
TIRANË - "Zgjedhjet në Shqipëri mund të ndikohen nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë".

Në një rezolutë të paraqitur në Dhomën e Kongresit Amerikan e propozuar nga 11 kongresmenë, 9 prej të cilëve demokratë dhe dy republikanë, duke u nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera (Ukrainë, Gjermani, Bullgari, Francë, Itali), kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në sulmet kibernetike me shënjestër Qeveritë Europiane  si dhe vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj personave përgjegjës në lidhje me hakerimet.

Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët demokratë e republikanë listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet 17 agjencive të inteligjencës kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të futen në servera, por edhe që kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor.

Një shqetësim tjetër i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale nga dy agjencitë e lajmeve ruse RT "Russia Today" apo “Sputnik News” për mbështetjen e fushatës së daljes së Britanisë nga BE, gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për largimin e saj nga Bashkimi Europian.

Në rezolutën e 11 kongresemenëve amerikanë shkruhet, që në kohën kur në Shqipëri, Armeni, Republikën Çeke, Finlandë, Francë, Gjermani, Hungari, Liechtenstein, Holandë, Portugali, Serbi, Slloveni por edhe në Britaninë e Madhe është planifikuara mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.

Për këtë arsye, kërkohet që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike që kanë në shënjestër qeveritë europiane, partitë politike, zyrtarët e qeverisë, subjektet zgjedhore dhe sistemet informuese publike.

Zyrtarët rusë kanë shprehur dëshirën për të ndarë Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO-n), për të dobësuar institucionet demokratike dhe për të mbështetur ekstremistët dhe kandidatët pro-rusë në Europë.

Në rezolutë theksohet më tej se Rusia duhet të ndalojë menjëherë çdo lloj hacker-imi dhe sulmi kibernetik ndaj qeverive europiane, partive politike dhe zyrtarëve qeveritarë.

ok
(Kongresmenët propozues të rezolutës, 9 demokratë dhe dy republikanë)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0