Një certifikatë mirënjohjeje u dorëzua sot në Kuvendin e Shqipërisë nga përfaqësues të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dokumenti ishte një falënderim për mbështetjen që Kuvendi ka dhënë për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në takim ishte i pranishëm kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherazi drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën. Në takim përfaqësuesit e iniciativës “Të gjithë për Luftëtarin” vlerësuan angazhimin institucional të Shqipërisë në mbrojtje të pafajësisë së Hashim Thaçit. Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit
“Asnjëherë më bukur Kuvendi i Shqipërisë ndërsa mirëpret ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Balla gjatë takimit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit institucional dhe kombëtar.
Më 12 shkurt Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë ku shpreh mbështetjen për pafajësinë e ish-komandantëve të UÇK-së dhe i kërkon Dhomave të Specializuara në Hagë dhe institucioneve ndërkombëtare të garantojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm, me respekt për dinjitetin e luftës çlirimtare.
Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e konsideruan kërkesën e Prokurorisë Speciale në Hagë për të dënuar me nga 45 vite burg ish komandantët e UÇK-së, një shtrembërim të rëndë historik. Rezoluta kërkon nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe institucionet ndërkombëtare që të garantojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar dinjitetin e luftës çlirimtare.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
69.7%
-
Të gabuar
12.9%
-
Nuk kam mendim
17.3%
Vota total: 1927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'UÇK nuk mund të barazohet me organizatë kriminale'! Berisha për Report TV: Procesi në Hagë s'ka bazë ligjore, Shqipëria e Kosova s'duhet të heshtin!
27 Shkurt, 18:37
-
'Zori' i Kosovës për të gjetur president, ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese: Partitë s'kanë konsensus, mund të kemi sërish zgjedhje të parakohshme
27 Shkurt, 17:05
-
President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë
27 Shkurt, 15:43
-
Arben Qirezi: Diplomacia akademike si rrugë drejt integrimit evropian
27 Shkurt, 15:18
-
I akuzuar për pengim drejtësie, prokurori Hafetz: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë
27 Shkurt, 13:03
-
Flutura Açka: Me Vjosën, për rrjedhën e përjetshme…
27 Shkurt, 12:04
-
President i ri apo zgjedhje të reja në Kosovë? Diplomati: Nëse Kurti arrin të sjellë një kandidat të pranueshëm edhe për opozitën do të jetë një bonus
27 Shkurt, 09:17
-
Akuzohen për pengim drejtësie, nis gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve! Prokurori: Udhëzimet e tij kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë
27 Shkurt, 07:38
-
Përtej emrave, çfarë presidenti i duhet Kosovës sot?
26 Shkurt, 20:29
-
Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane: Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme
26 Shkurt, 19:05
-
Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
26 Shkurt, 18:38
-
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës ofrohet të kandidojë për president, Bajrami; I gatshëm të jem kandidat konsensual
26 Shkurt, 15:07