Rezoluta për sigurinë dhe paqen, i 
vetmi vend në Ballkan që se kemi

Rezoluta për sigurinë dhe paqen, i <br />vetmi vend në Ballkan që se kemi
TIRANE-Paqe dhe siguri, kjo është garancia që rezoluta 1325 kërkon të arrijë, një rezolutë e vonuar në vendin tonë, kur marrim parasysh që organizata e Kombeve të Bashkuara e ka kërkuar që në 31 tetor të vitit 2000.

Sot, pas më shumë se 16 vjetësh, vendi ynë është në fazën e hartimit të saj. Bojana Çeveli, hartuese e rezolutës dhe monitoruese për Shqipërinë është shprehur se ka ende shumë punë, që femrave në vendit tonë t’iu garantohet siguria dhe paqja.
 
“Duket menduar që jemi 16 vite nga viti 2000, Shqipëria ka pak njohje apo më shumë gruaja sepse për atë po flasim, ka shumë pak njohuri apo pjesën për të cilën ne duhet të flasim që kjo grua në përfshirjen e saj nuk është shumë e përfshirë në aktivitete të saj të cilat kanë të bëjnë për ndërtimin e një paqeje apo konflikti”, u shpreh Çeveli.
 
Nga një raport i siguruar nga Report Tv, në vitin 2016 të dëmtuar nga dhuna në familje kanë qenë 3062 gra e vajza, ose 78 % të numrit total të viktimave të dhunës, ndërsa 1095 ose 22 % janë burra.
 
Viktimat gra e vajza janë bashkëshorte, motra, kunata nëna, bija dhe numri i madhi tyre tregon qartë për ndikim gjinor të dhunës. Zgjidhja për këtë sipas Çevelit, duhet të jetë e bashkërenduar.
 
“Çdo njësi vendore, çdo bashki e vogël apo e madhe qoftë, duhet ta përfshijë rezolutën brenda kontekstit të një fushate ndërgjegjësuese sigurisht por dhe me plane konkrete, do të kemi më shumë mekanizma për të mbrojtur këtë grua nga dhuna në familje”, tha Çeveli.
 
Fatura financiare për sigurimin e paqes dhe sigurisë, për gratë dhe vajzat ende nuk dihet, megjithatë një mënyrë financimi është përveç bashkive të cilat zbatojnë edhe shërbimet sociale, një mënyrë tjetër janë edhe donatorët.
 
Të gjithë donatorët janë shprehur entuziastë për të kontribuuar jo vetëm me pjesën e ndërtimit të planit të veprimit, sepse çdo plan veprimi ka një kuotë ka një buxhet dhe ne nuk mund të themi po bëjmë këtë plan pa një kuotë, pa një buxhet”, tha së fundmi hartuesja e rezolutës monitoruese për Shqipërinë.  
 
Gjatë vitit 2016, në vendin kanë ndodhur 16 vrasje në familje me 17 viktima. Këto të dhëna tregojnë qartë se rezoluta 1325, është një mungesë e theksuar në vendin tonë, madje jemi i vetmi vend në Ballkanin  perëndimor që e kemi këtë rezolutë në fazën embrionale.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament