Para votimit të rezolutës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian edhe nga opozita, deputetja Albana Vokshi mbajti një fjalim në foltoren e Kuvendit ku theksoi se Partia Demokratike dhe aleatët mbështesin plotësisht procesin e anëtarësimit të vendit në Union, por u shpreh skeptike për zbatimin e rezolutës nga qeveria.
"PD dhe forcat politike aleate janë, kanë qenë dhe vijojnë të mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sot ritheksuam edhe njëherë rrugën e vetme të mundshme për të ardhmen e vendit. Ne besojmë fuqimisht që është në interesin më të mirë, në interes të qytetarëve europianë, që procesi i anëtarësimit të bazohet në meritë dhe reforma të vërteta",- tha Vokshi.
"Pavarësisht miratimit të kësaj rezolute, personalisht jam skeptike, sepse pavarësisht se është një hap pozitiv dhe mazhoranca ka reflektuar nga tërheqja e vërejtjeve të ndërkombëtarëve apo rezistenca që ka bërë opozita, kam skepticizëm nëse do të zbatohet në çdo pikë të saj",- shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
Me 114 vota pro, PS e PD miratojnë rezolutën për integrimin! Berisha bojkoton, Rama në Gjermani! Debat në sallë, opozita: Me Ballukun bllokuat procesin










