Rezultati i zgjedhjeve, socialistët e
Lezhës mesazh për Arben Ndokën

Rezultati i zgjedhjeve, socialistët e<br />Lezhës mesazh për Arben Ndokën
Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste arriti të mundë PD-në në Lezhë për herë të parë, me 1620 vota më shumë, dhe me barazim mandatesh për herë të parë 3:3.

Por socialistët e këtij qarku i faturojnë peshën e fitores ish-deputetit të tyre, Arben Ndoka.

Edhe pse jo kandidat ai ka qenë një shtyllë kryesore e kësaj fushate. Me një mesazh falënderues, Ermal Pacaj, ish-kryetar i FRESSH, Ermal Pacaj, dhe figurë e rëndësishme e partisë, ka shpërndarë sot një shënim, ku e krahason Ndokën me një nga personazhet e njohur të letërsisë klasike. 

lezha
(Ermal Pacaj dhe Arben Ndoka)

Shkrimi i plotë i Ermal Pacajt
Arben Ndoka eshte nje Zhan Valzhan.

T'gjite e njohim dhe e duam Valzhanin e Hygoit, personazhi i vepres monumentale "Te Mjeret", te cilin Zhaveri e hetoi, e ndoqi dhe e luftoi, por nuk e mundi dot.
Dhe me te njejten babezi si te Zhavierit , te padrejtet ne emer te drejtesise, hajdutet ne emer te ndershmerise dhe politika ne t'pa emrin e saj e luftuan  edhe Benin.
Por ate e mbrojten barrikadat e ngritura nga njerezit qe e duan, nga socialistet e Lezhes, nga qytetaret e Lezhes, nga populli i Lezhes i cili ne nje lufte pa kompromis me te gjithe Zhavieret e Politikes apo Zhavieret e mejhaneve , FITUAN.
25 qershori ishte dita me e bukur e fitores.
Dhe ashtu si Zhavieri ne Sene, tani Zhaviereve te Lezhes u ngelet te mbyten ne Drin, Zhaviereve te Skraparit ne Osum, Zhavieri i Tropojes nuk mbytet dot ne Vlabonen qe ka masakruar por te mbytet ne Lane.

Ai Fitoi.
Tani shkoni mbytuni.
Arben Ndoka eshte nje Zhan Valzhan.

socialistet e lezhes

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë