Riaktivizimi i Qafë Buallit, AlbChrome 25 mln USD investime për vend-burimin e kromit

Riaktivizimi i Qafë Buallit, AlbChrome 25 mln USD investime për vend-burimin e kromit

AlbChrome ka nisur për vitin 2020 zbatimin e një tjetër projekti madhor minerar, atë të projektimit të punimeve të Hapjes dhe Zhvillimit të Vendburimit të Qafë Buallit.

Faza e parë përfshin projektimin e Planit të Zhvillimit të Vendburimit të Kromit në Thellësi të Zonës së Qafë Buallit, në Bulqizë.

Kosto totale e ndërtimit mbulon investimet e të gjithë punimeve minerare, punimet civile, blerjet e makineri-pajisjeve, etj dhebazuar në studimin paraprak, investimi përllogaritet të jetë rreth 25 milion USD dhe periudha e parashikuar për realizimin e tijështë rreth 2 vite.

Jetëgjatësia e këtij vendburimi është përllogaritur të jetë rreth 12 vite, me një kapacitet prodhues prej rreth 100.000 ton në vit. Vendburimi i kromit në Qafë-Buall ndodhet në masivin ultrabazik të Bulqizës, dhe konkretisht rreth 2.2 km deri në 2.5 km më tutje në perëndim të vendburimit të kromit tëBulqizës, në Jug-Lindje të kryqëzimit Bulqizë-Batër.

Punimet e kërkim-zbulimit në Qafë Buall kanë filluar nëvitin 1981. Bazuar në punimet e kërkim-zbulimit te SHGJSH,është hartuar projekti për hapjen e vendburimit të Qafë Buallit dhe në vitin 1985 u projektuan dhe filloi hapja e dy traverbankëve A dhe B.Pas vitit 1995, këto punime u ndërprenë për mungesë fondesh dhe u përmbytën nga ujërat nëntokësore, duke dëmtuar të gjithë infrastrukturën.

Riaktivizimi i punimeve në këtë vendburim filloi në Shtator 2013 nga AlbChrome.Pas riaktivizimit të vendburimit të Qafë Buallit nëmaj 2015, lindi nevoja e hartimit dhe zbatimit të një projekti të ri kërkim-zbulimi tëhollësishëm për të përmirësuar parametrat e projektit fillestar dhe mundësuar vazhdimin e punimeve kapitale për hapjen e minierës në Qafë Buall.

Sipas raportit gjeologjik të hartuar në 2018 nga Shërbimi Gjeologjik i Minierës Bulqizë, rezerva gjeologjike tënxjerrshme nëtotal janë rreth 700,000 ton me cilësi në dalje.

Ky investim vjen pas ndërtimittë pusit 9, me vlerë gati 20.5 milion USD, Traverbankuttë Klosit me vlere rreth 5,2 milion USD dhe montimittëmakinerisë së re ngritëse në Pusin nr. 3 me vlerë 1.6 milion USD.



Në vitin 2020, AlbChrome ka planifikuar të investojë 10 milionë USD. Investimet do të jenë të fokusuara në: hapjen e vendburimit të Qafë Buallit, zhvillimin e projektit të thellësisë të Minierës së Bulqizës, zbatimin e projektit të sistemit të pluhur-kapjes në UFK Elbasan, në drejtim të teknologjisë dhe automatizimit të uzinave dhe minierës, si dhe në remontin e furrës nr. 3 në UFK Elbasan.

Që nga viti 2013, vlera totale e investimeve të AlbChrome në sektorin minerar në Shqipëri ka prekur shifrën e 55.6 milionë USD, shifër kjo e cila do t’i kalojë 70 milionë USD brenda vitit 2021. Këto investime mekanizojnë proceset në sektorin minerar, duke e bërë më të sigurt punën e punonjësve, si dhe i rrisin jetëgjatësinë sektorit, duke e bërë të qëndrueshëm dhe afatgjatë punësimin në të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!