Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Tërnovës! 100 forca të ushtrisë në ndihmë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri i aktivizuar që prej ditës së dielë në masivin pyjor të Tërnovës, në bashkinë Bulqizë, është vënë nën kontroll të hënën.

Por këtë të martë, në orët e mesditës vatrat e zjarrit janë riaktivizuar, të ndihmuara edhe nga era që fryn.  Rreth 10 ha pishë e ah janë djegur.

Flakët janë drejtuar drejt kurorës së gjelbër të liqenit të Zi, e vetmja kurorë e paprekur në këtë zonë.

Në terren kanë shkuar sërish për shuarjen e zjarrit rreth 60 forca e mjete të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të aparatit bashkiak Bulqizë. Atyre u janë bashkuar rreth 100 forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana, që po luftojnë me flakët prej tre ditësh.

Si rezultat është bërë e mundur shuarja e 2 vatrave të zjarrit për të mbrojtur kurorën e Liqenit të Zi nga toka. Puna vijon me goditje të përqendruar për shuarjen edhe të 2 vatrave të tjera që janë ende aktive.

Deri tani zjarri ka djegur më shumë se 10 hektarë me pishë shekullore dhe ah.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri