Në datat 18 dhe 19 prill do të jenë udhëtimet e para nga Roma për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit si pasojë e COVID-19.

 Sipas njoftimit të MIE, në datën 18 do të kryhet udhëtimi Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa në datën 19, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra, ndërkohë që burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë me dije se në varësi të kërkesave të qytetarëve do të vlerësohet edhe nëse do të ketë apo jo udhëtime nga destiancione të tjera.

 


Lajmi kryesor:

Riatdhesimi/ Publikohen datat e fluturimeve nga Roma! Balluku: Çmimi i biletës, minimal! Rama: Fjetjen në dy hotelet e Durrësit e mbulon qeveria