Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë nga Franca, Gjermania e Belgjika, disa prej tyre synonin Anglinë

Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë nga Franca, Gjermania e Belgjika, disa prej tyre synonin Anglinë

Foto ilustruese

Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit.

Në kuadër të bashkëpunimit me Frontex dhe me pjesëmarrjen e Belgjikës, Gjermanisë, Francës e vendeve të tjera të BE-së, si dhe me mbështetjen e eskortës Shqiptare në  Aeroportin e Rinasit mbërriti një charter nga Franca, me 33 shtetas shqiptar, nga të cilët 28 shtetas të deportuar nga Franca dhe 5 shtetas nga Belgjika.

Po ashtu nga disa vende të BE-së, u riatdhesuan edhe 81 shqiptarë të tjerë të cilët kishin thyer rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, disa prej tyre kishin tentuar për të hyrë ilegal në Angli, si dhe një pjesë që kishin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Po ashtu rreth 10 ditë më parë nga vende të ndryshme të BE janë riatdhesuar 100 shqiptarë të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 26/10/2019 18:47

    NUK KA THOTE RAMA HAJVANI,,,CDO DITE KTHEN EUROPA,,,PO SI DO NA FUSE EUROPA NEVE ,,,KUR TI I SHKON SI ZDROMS PER NJE COPE BUKE ,,,E SHET DROGE,,,E VJEDH,,,KUSH TE DO KESHTU ME KETO VESE,,,AS FAMILJA JOTE NUK TE DO,,,TE PERZE,,....

    Përgjigju
    • Mili: 26/10/2019 20:09

      Ik ore funderrine greke

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni