19 shqiptarë janë riatdhesuar me një fluturim të posaçëm nga Gjermania pasi kishin thyer rregullat e lëvizjes në vendet e BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt. Duke iu bërë thirrje për të mos abuzuar me rregullat, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, paralajmëroi forcim të kontrolleve në kufi.
"19 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot nga Gjermania në Aeroportin e Rinasit, për shkak të shkeljeve të rregullave të lëvizjes në hapësirën Shengen. Të tjera riatdhesime dhe të tjerë qytetarë shqiptarë do të riatdhesohen këto ditë po në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe nga Britania e Madhe. Janë shtetas, të cilët kanë abuzuar me ditët e qëndrimit në vendet e hapësirës ‘Schengen’, kanë abuzuar me fenomenin e kërkimit të pabazë të azilkërkimit, por edhe për kryerjen e veprave penale. Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare gjatë të gjithë kësaj kohe ka punuar fort për të ndërgjegjësuar dhe për t'i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën ‘Schengen’, pra në të gjitha vendet e BE-së. Vetëm kështu ata do të mund të kenë shansin të lëvizin lirisht dhe pa asnjë problem në këtë hapësirë, por njëkohësisht Shqipëria do të vazhdojë të marrë nota pozitive nga Komisioni Europian për respektimin e standardit të lëvizjes së lirë. Në kuadër të masave që ne kemi marrë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit po punojmë fort, jo vetëm me forcimin e kontrollit kufitar, por edhe pse në kohë të vështira pandemie, po mundohemi të gjejmë forma për ndërgjegjësimin e qytetarëve duke punuar me projekte të ndryshme për t'i thënë qytetarëve shqiptarë stop migracionit të paligjshëm", tha Voda
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor 2024, 07:44
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht
12 Dhjetor 2024, 17:43
-
Barazojnë Gjermania e Holanda, Bosnje-Hercegovina zbret në Ligën B! Martinez si Maradona, kthen Argjentinën te fitoret (VIDEO)
20 Nëntor 2024, 12:23
-
Gjermania thotë se do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian
1 Nëntor 2024, 09:04
-
Gjermania synon të bëhet lidere në Evropë për inteligjencë artificiale
22 Tetor 2024, 16:41
-
Gjermania mund ta dërgojë në Ukrainë, Koreja e Jugut teston super-raketën Taurus, pse është kaq vdekjeprurëse
12 Tetor 2024, 16:39
-
Liga e Kombeve/ Gjermania tri pikë në Bosnjë, Holanda barazon në Budapest! Fitojnë Turqia dhe Ukraina
12 Tetor 2024, 09:35
-
Brajan Gruda i ‘jep duart’ Shqipërisë: Zemra ime thotë që dua të luaj për Gjermaninë
10 Tetor 2024, 11:26
-
Ukraina, tundimi për t'i dhënë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO: ‘Si Gjermania Perëndimore’! Por Zelensky po frenohet
6 Tetor 2024, 18:20
-
Olaf Scholz: Gjermania s’do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë
24 Shtator 2024, 11:47
-
Gjermania skeptike ndaj politikës së BE-së për migracionin, e interesuar për paktin Shqipëri-Itali për refugjatët
20 Shtator 2024, 20:23