Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca, zv.ministrja: Mos tentoni azil, kosto e madhe dhe një hap i gabuar! (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit janë riatdhesuar në aeroportin “Nënë Tereza”, rreth 50 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’ apo u është refuzuar kërkesa për azil në Francë.

Operacionet e riatdhesimit janë organizuar në koordinim mes dy vendeve. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. 

“Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt. 

Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së.

Unë dëshiroj të kujtoj që Shqipëria është një vend i sigurt, pra është në listën e vendeve të sigurta dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së”, ka theksuar Voda.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 05/04/2019 22:46

    Po' a nuk te vjen turp kur thuhet qe Shqiperia esht vend i sigurt, kur vriten nga 2 veta ne dite, vend i sigurt esht vetem per qeverine dhe per kriminelat qe jan rreth qeverise, por turp dhe per BEne qe nuk po' e kupton rrenat e qeverise Shqiptare

    Përgjigju
  • Alker: 05/04/2019 20:55

    Po si hudhni hi syve moj zonj ku ka siguri ne vendin ton esht turp E te Kesh turp se atje ne 8 dit Jan vrar 8 persona me po it biznesmena avokat ku esht siguri a ktu moj zonje

    Përgjigju
  • Mirditor: 05/04/2019 14:27

    Europa donë Arabt dhe zezaket e jo shqiptaret Pastaj shqiptaret kërkojnē punë

    Përgjigju
  • Fredi: 05/04/2019 13:46

    Këtë punën e emrit azil e keni bërë rrugë.. Shqiptarët ikin për të punuar ndërsa juve u vjen për mbarë ti shikoni si azilantë sepse kështu u mësojnë të thoni, sepse po të thoni që u riatdhesuan 50 shtetas që shkuan për punë, kjo nuk gjë e mirë për vendet që e quajnë veten e tyre se janë demokratikë.

    Përgjigju
  • Tirana: 05/04/2019 11:48

    Kur stema shpija jote si po te ma bota. Turp per ne

    Përgjigju
    • Anton: 05/04/2019 12:59

      Pse a kemi shpi ne jevgjit e ballkanit?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër