TIRANË- Në një kohë që Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Holandë, gazetarët u mblodhën në protestë përpara godinës së ekzekutivit.

Protesta u zhvillua paqësisht pas vendimit të Ramës për të mos pranuar për tre muaj, pyetje nga një prej gazetarëve që pyeti ministren Olta Xhacka nëse kishte zbatuar kodin e etikës në raport me bashkëshortin investitor strategjik.

Gazetarët qëndruan për rreth 60 minuta para godinës së Kryeministrisë, ndërsa kishin zgjedhur të flisnin përmes mesazheve, jo vetëm me shkrim. Një skoç rreth gojës me ngjyrë të zezë ishte simboli kryesor i protestës.