DURRES - Pas amullisë së shkaktuar nga defektet e vinçave të ngarkimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit, mësohet se është eliminuar avaria dhe se ka filluar puna. Transporti i kontejnerëve nga porti i Durrësit drejt destinacioneve të ndryshme është pezulluar përkohësisht, si pasojë e daljes jashtë funksioni të mjeteve që bëjnë ngarkimin dhe shkarkimin e kontejnerëve në terminal.
Burime nga autoriteti portual bëjnë me dije se shkak për bllokimin e përkohshëm të përpunimit të kontejnerëve në automjete është bërë procesi i zëvendësimit të gomave për dy mjetet risteker (përpunues kontejnerësh në shesh).
Sipas burimeve zyrtare nga APD, të gjitha mjetet e tjera të përpunimit në shesh aktualisht janë në punë ose në gatishmëri. Dy vinçat e mëdhenj të përpunimit të anijeve, dy lefterakët e lëvizjes së kontenierëve dhe një mjet për ulje-ngritjen e kontejnerëve bosh vijojnë normalisht punën.
Sipas të njëjtave burime, zëvendësimi i gomave të dy ristekerave është një procedurë e domosdoshme, e cila ka penguar përkohësisht ngarkimin dhe shkarkimin e kontejnerëve nga kamionët. Rreth orës 15.00 është realizuar normalizimi teknik i mjeteve dhe ka nisur puna e ristekerave në orët e para të pasdites.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com