Rihabilitimi i Poliklinikës së Lushnjës/ Rama: Kujtohemi vetëm kur trupi bën kolpo, por kostot janë ulur e po ndryshon mentaliteti

Poliklinika e Lushnjës është një tjetër qendër shëndetësore e rehabilituar, në kuadër të programit të projektit të 300 qendrave shëndetësore në vend.

E lënë pas dore prej pothuajse dy dekadash, pa asnjë investim dhe drejt amortizimit të plotë, ndërtesa 3 kate, në qendër të qytetit të Lushnjës, ku ushtron aktivitetin shëndetësor i është nënshtruar rehabilitimit tërësor dhe është mobiluar me pajisje mjekësore të reja.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Poliklinikën e re të Lushnjës ku janë investuar rreth 750 mijë euro, fryt i partneritetit të qeverisë shqiptare me qeverinë zvicerane, nëpërmjet projektit "Shëndet për të Gjithë".

 “Investimi në poliklinikën dhe në dy qendrat shëndetësore është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me qeverinë zvicerane. Po bëhet monitorimi me sistemin e kamerave për të parë se sa fluks ka poliklinika dhe qendrat shëndetësore sepse janë të organizuara të gjitha në një godinë”, është shprehur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Ajo ka shpjeguar se poliklinika ka 17 kabinete ku ofrohen shërbime të ndryshme specialistike, ndërkohë që dy qendrat e tjera shëndetësore ofrojnë shërbim për rreth 25 mijë banorë. Ndërkohë për stafin mjekësor që shërben aty, që përbëhet nga mjekë të vjetër dhe specializantë të rinj, investimi në poliklinikë ishte një domosdoshmëri.

 “Është  një investim i cili duhej bërë për qytetin. Është  një investim që i takon qytetarëve. Janë ata që do e gëzojnë dhe që do të marrin një shërbim akoma më të mirë nga ana jonë. Kemi për detyrë ta ruajmë, ta mirëmbajmë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë,”, ka thënë një prej mjekëve.

Për mjekët që punojnë prej vitesh në këtë poliklinikë , ndryshimi është edhe më i dukshëm. “Kemi 17 vjet që punojmë dhe është një ndryshim rrënjësor, siç ishte dhe siç është tani. Si dita me natën,” thotë një prej tyre.

Funksionimi me të gjitha kapacitetet i Poliklinikës ka bërë që të ulet ndjeshëm fluksi i pacientëve në spitalin e qytetit, pasi ata mund të marrin shërbimin me kushte optimale në Poliklinikë. 

 “Fluksi i pacientëve tani sa ka filluar. Në krahasim me spitalin, edhe ne vete e kemi shtuar sepse kemi ndarë punën ambulatori këtej, spitali ndej, nga 15 kemi kaluar në 20 eko. Edhe radha e pritjes ulet dhe ne bëjmë më shumë ekzaminime”,  shprehet mjekja specialiste e imazherisë.

Check-up ose kontrolli mjekësor bazë falas, është një shërbim që qytetarët e Lushnjës e kanë mirëpritur dhe mund ta realizojnë në poliklinikë, sipas standardeve më bashkëkohore.

 “Lushnja është një ndër qytetet që është shumë mirë me realizimin e kontrollit mjekësor bazë. Sigurisht është një punë e madhe që bëjnë mjekët e familjes për të bërë të gjithë informimin e qytetarëve për ta bërë check up 1 herë në vit nga 35-70 vjeç, por në të vërtetë kemi rezultate impresionuese nga kontrolli mjekësor bazë, për sa i përket kapjes në kohë së sëmundjeve, sidomos prediabetikët, të cilët nëse kapen në kohë kanë mundësi rikuperimi shumë më të mira”, është shprehur Manastirliu.

Ndërsa, Kryeministri u shpreh se falë punës së madhe që u bë në këtë drejtim, mentaliteti ka ndryshuar shumë dhe kostot e familjeve për shëndetin janë ulur.

Ishte një fazë e vështirë sepse u bë shumë luftë kundër. Plus që edhe tradita nuk është sepse ne jemi një popull që e lajmë makinën çdo ditë dhe për trupin kujtohemi kur fillon edhe bën kolpo. Por, faktikisht tani ka ndryshuar shumë mentaliteti dhe gjithashtu ulen shumë kostot. Ulen kostot e familjeve, ulen kostot e spitaleve, ulen kostot e shëndetit”, ka thënë kryeministri Rama.   

Poliklinika e re është mirëpritur në mas nga të gjithë qytetarët, të cilët shprehen të shumë të kënaqur me standardet e reja të shërbimit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi