Nga një njollë e zezë për qytetin e Fierit, lumi  Gjanica pas dy fazave të para të rehabilitimit , është kthyer në një vlerë të shtuar urbane, arkitekturore e sociale.

Ndërkohë sapo ka nisur puna për fazën e tretë, me një fond 422 milionë lekësh të Qeverisë. Zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Drejtuesi Teknik i kompanisë private që ka fituar tenderin, Beniamin Cibukaj tha se faza e tretë do zbatohet ne nje gjatesi rreth  2 kilometra dhe punimet do të përfundojnë në maj të 2026-ës.

Veç rehabilitimit të shtratit të lumit, në të dy anët e tij do ndertohen shëtitore të ndriçuara dhe kënde kreative.

Ky projekt i Qeverisë synon ta rikthejë lumin Gjanica në një ndër asetet natyrore të Fierit, ndërkohë sfidë madhore mbetet ndotja nga hidrokarburet, pasi ia zbeh vlerën investimit madhor.