Ajo është një nga këngëtaret me stilin më të veçantë të të veshurit dhe nuk ka frikë kurrë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për diçka të tillë.

Edhe në numrin e ri të revistës “Glamour” Rihanna nuk ka ngurruar të tregojë anën e saj femërore me një sërë veshjesh të markave të njohura si Marc Jacobs, Chanel dhe Dior.

Duke folur për këtë revistë këngëtarja ka shprehur se adhuron stilin që ka pasur Princeshë Diana duke e cilësuar atë “gangsta”.

rihanna

Pak e çuditshme ta mendosh diçka të tillë për një princeshë por po të shikojmë fotot e Princeshës për të rikutjuar veshjet e saj nuk do të ishte fort e tillë. 

“Cdo veshje e saj ishte e drejtë. Ajo ishte “gangsta” me ato që vishte. Ajo kishte disa kapela të “çmendura”. Unë e dua dhe e pëlqej çdo gjë që ajo ka pas veshur”, ka thënë bukuroshja nga Barbadosi për Princeshën e ndjerë.

princeshe diana
(Princesha Diana)

Rihanna ka ekspozuar format e saj super seksi dhe të tonifikuara në fotot e realizuara me mjaft fantazi.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)