Duke qenë se janë dy këngëtarë me famë botërore, Rihanna dhe Chris Brown, nuk gjejnë kohën e mjaftueshme për të biseduar së bashku.

Për këtë arsye ata kanë zgjedhur telefonin si një mjet efikas për të sqaruar problemet që ata kanë.

“Telefonata, mesazhe, fotografi. Ata komunikojnë gjatë tërë kohës. Janë shumë të dashuruar”, -është shprehur një burim për mediat e huaja.

Ndërkohë mësohet se fatura telefonike e Chris Brown ka arritur deri në 1.100 dollarë për shkak të këtyre bisedave.

Çifti është duke u përpjekur të rikthehet sërish së bashku pas ndarjes në vitin 2009.

(xh.k/shqiptarja.com)