Rihanna dhe Chris Brown, një
histori dashurie që NUK ka fund

Rihanna dhe Chris Brown, një<br />histori dashurie që NUK ka fund
Mund të kenë kaluar 7 vite që nga incidenti famëkeq mes Chris Brown dhe Rihanna, por këngëtari ende ëndërron që Rihanna të behët bashkëshortja e tij.

Kohët e fundit përflitet shpesh se Rihanna i është kthyer lidhjes me ish të dashurin Drake, megjithatë Chris nuk është i shqetësuar për këtë, këngëtari është ende me shpresa të mëdha se mbase po afron dita kur ai dhe Rihanna të bashkohen për të mos u ndarë kurrë.    

Një burim shpjegon “Chris mendon se Rihanna dukej e mrekullueshme në Billboard Music Awards, dhe unaza e diamantit në gishtin e saj, e cila u supozua se ishte fejese, ishte thjesht për show. Megjithatë unaza i pëlqeu, dhe mendon që është shumë elegante e klasike. Rihanna është një femër që i kushton rëndësi edhe aspektit ekonomik, dhe një ditë ajo do të martohet me mashkullin e ëndrrave të saj. Chris po shpreson që ky mashkull të jetë vet ai”, raporton lajmi.net.

Por cila është një nga arsyet përse Chris është ende kaq i dashuruar me Rihanën, e për më tepër po ëndërron të ardhmen pranë saj?

“Askush nuk e ka dashur kurrë Chris-in ashtu si Rihanna. Asnjë femër tjetër nuk e ka bërë të ndihet aq i veçantë dhe askush tjetër nuk ja ka falur gabimet e të kaluarës si Rihanna,” shtoi burimi i afërt me dyshen.
rihanna
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)