Bukuroshja nga Barbadosi Rihanna dhe reperi Drake kanë nxitur përsëri komente të shumta, ku flitet për një lidhje mes tyre.

Kjo pasi ata janë fotografuar bashkë të shtunën në mbrëmje duke darkuar në Londër.

Më parë ata janë parë së bashku edhe në Amsterdam si dhe në Paris.

Ata janë fotografuar teksa po dilnin nga restoranti, secili në punën e vet.

rihanna

Rihanna ishte veshur plot stil, ndërkohë që Drake ishte veshur “casual”.

Spekulimet për një lidhje mes tyre kanë nisur një muaj më parë, kur ata performuan së bashku në Paris.

Sipas mediave të huaja ata performuan mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe në skena “të nxheta”.

Në një intervistë për revistën e famshme “Rolling Stone” Drake ka mohuar se mes tyre ka një lidhje, duke shprehur se ata janë vetëm miq të mirë.

(b.t/shqiptarja.com)