Ndonëse duket e pamundur këngëtarja nga ishujt Barbados Rihanna ka pranuar se ndihet mjaft e lumtur që këngëtari Chris Brown nuk është më në jetën e saj.

Ajo e ka theksuar këtë pjesë për shkak se  tashmë nuk është e detyruar të ndjehet përgjegjëse për Brown.

Vetëm pak ditë më parë Brown është ndaluar nga policia pasi mësohet të ketë sulmuar një burrë. Rihanna ndihet e lehtësuar që Brown nuk është më e lidhur me të.

chris brown rihanna

Ajo ka hequr dorë nga gjithë ajo dramë dhe është e lumtur që nuk është pjesë e jetës së Brown ,”-është shprehur një burim i afërt me këngëtaren për mediat e huaja.

Ndërkohë këngëtarja vijon karrierën e saj me publikime të reja si dhe me sete fotografike mjaft provokuese.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)