Rihanna ka fituar më në fund betejën dy vjeçare me dyqanin e Topshop.

Një foto e këngëtares është përdorur në bluzat T-shirt të koleksionit të Topshop pa autorizimin e Rihannës duke i dhuruar markës të ardhura shumë të mëdha.

Fotoja ishte shkrepur nga një fotograf i paautorizuar gjatë xhirimeve të klipit të saj “We found love” në vitin 2011 në Irlandën veriore.

rihanna

Topshop ka përdorur në Gjykatë argumentin që përdorimi i imazheve të famshme ka qenë një tradtë që nga Elvis Presley, Jimi Hendrix etj, mirëpo fansat kanë bërë blerje kolosale të bluzës duke menduar që fotoja është e autorizuar nga Rihanna.

Rihanna i ka kushtuar vëmendje këtij rasti duke qenë se fansat janë shprehur për të se është ikona e tyre e stilit dhe do të donin që fotoja të ishte e autorizuar nga idhulli i tyre.

Tashmë 3,3 milionë paund i takojnë Rihannës si fituese e kësaj beteje.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)