Këngëtarja e njohur nga ishujt Barbados Rihanna është shpallur ikona e vitit 2013 sa i përket stilit.  Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja është bërë imazhi i linjës së veshjeve “Balman”, për koleksionin pranverë-verë të vitit 2014.

Gjithashtu mësohet  se fushata publicitare e linjës së saj të veshjeve, pritet të nisë në muajin janar të këtij viti që vjen.

Në këtë mënyrë Rihanna është kthyer në një ikonë të vërtetë sa i përket modës dhe jo vetëm.

rihanna

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)