Këngëtarja e njohur Rihanna po bën jehonë në mediat e huaja duke u cilësuar zyrtarisht një milionere. Sipas Forbes, Rihanna është këngëtarja femër më e pasur në botë dhe e dyta pas Oprah Winfrey si artistja më e pasur femër.
Ylli i popit vlen 1.7 miliardë dollarë. Rreth 1.4 milardë dollarë të pasurisë së saj vijnë nga kompnia kozmetike Fenty Beauty. Pjesa tjetër e pasurisë së saj vjen kryesisht nga kompania e të brendshmeve, Savage x Fenty, me vlerë rreth 270 milionë dollarë, dhe fitimet e saj nga muzika dhe aktrimi.
Rihanna, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, nisi themelimin e kompanisë së saj Fenty Beauty në 2017 në një bashkëpunim me kompaninë e mallrave luksoze LVMH. Linja ka sjellë më shumë se 550 milionë dollarë të ardhura vjetore në vitin e saj të parë.
Artistja ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja në muzikë. Albumi i saj i fundit ishte “Anti” të cilin ajo e publikoi në fillim të vitit 2016, dhe i cili radhitet si albumi i saj i tetë.