Këngëtarja nga ishujt Barbados Rihanna është shprehur për herë të parë në lidhje me rikthimin e saj me Chris Brown.

rihanna

Ajo ka pohuar se janë kthyer së bashku pas ndarjes së Brown nga modelja Karrueche Tran.




Sipas këngëtares marrëdhënia e tyre ka ndryshuar dhe nuk i ngjet asaj të viteve 2007-2009.

rihanna

Sa i përket indinjimit dhe shqetësimit të fansave për këtë vendim në jetën e saj, Rihanna ka theksuar se ky është një vendim që i takon vetëm asaj.

rihanna

“Nëse rikthimi me Chris është një gabim, sërish gabimi mbetet i imi,”- ka thënë 24-vjeçarja për revistën Rolling Stone.

Ajo ka pozuar për kopertinën e kësaj reviste duke u shfaqur sensuale si gjithnjë.

(xh.k/shqiptarja.com)