Ajo është një nga emrat më të njohur të ekranit, që nuk ka preferuar të kushtëzohet në një fushë. Pas suksesit në muzikë Rihanna ka eksperimentuar si aktore dhe si biznesmenë dhe nuk i ka shkuar aspak keq. Të gjitha së bashku e kanë bërë të klasifikohet si një nga këngëtaret ëm të pasura.
Të gjitha këto kanë bërë që Rihanna të jetë këngëtarja më e pasur në botë! Revista Forbes ka renditur Rihanna-n në krye të listës së këngëtareve më të pasura për vitin 2019, me një pasuri prej 600 milionë dollarësh. Falë linjës kozmetike Fenty Beauty, Rihanna ka fituar 570 milionë dollarë brenda 15 muajsh.
E dyta pas Rihanna-s renditet Madonna me një pasuri prej 570 milionë dollarësh, e treta Celine Dion (450 milionë), e katërta Beyonce (400 milionë) dhe në vend të pestë Taylor Swift (360 milionë).