Ajo është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme të gjeneratës së saj, e adhuruar nga miliona fansa në të gjithë botën.
Bëhet fjalë për këngëtaren Rihanna, e cila ka vendosur të bëjë diçka për fansat , të publikojë një dokumentar të shkurtër për jetën e saj me titull “Half of Me”.
Videoja është realizuar në fillim të javës si iniciativë e kompanisë muzikore "Made for Music".
Drejtor i filmimit është amerikani Phil Giffin dhe videoja fillon me pamjen e një qyteti dhe një stadium që është bërë gati për koncertin e Rihannës.
Dokumentari përfshin mendime të fansave të ndryshëm të këngëtares nga Barbadosi, të cilët tregojnë se si ajo ka qenë objekt frymëzimi që ata të ecin para në jetë.
Nga ana e saj këngëtarja ka shprehur:- “Fansat janë gjithçka për mua”.
Ajo ka thënë më tej se është e hapur ndaj kritikave dhe sugjerimeve të tyre.
Në momentet e fundit të dokumentarit këngëtarja shfaqet duke kënduar këngën “Diamonds”.
Befasia është në momentin që sheh fansat të luten për të, të këndojnë e të qajnë kur ajo interpreton në skenë.
/Shqiptarja.com