Më në fund një lajm i mirë për Rihannën, pas një jave plot njoftime të dhimbshme; njëherë ishte shtyrja e turit, pastaj anullimi i performancës në Grammy Awards. Por siç thonë, pas breshërit del dielli.

Edhe këngëtarja nga Barbadosi ka publikuar disa sekonda nga klipi i ri i bashkëpunimit të saj me Drake “Work”. Në videon që do të publikohet e plotë ditën e hënë, Riri duket shumë e afërt me Drake, me lëvizje provokuese dhe pak twerk.

Rihanna është përfolur edhe më parë për lidhje me Drake, fjalë që vetë këngëtarja i ka mohuar. Por pas kësaj videoje e kuptuam që Riri është GËNJESHTARE!